Ef. Rexhepi ndau tre banesa për familje me gjendje të rëndë socio-ekonomike

ef.rexhepi

Në prag të festës së Kurban Bajramit, kryetari i BFI-së, H. Sulejman ef. REXHEPI ndau tre banesa për tre familje që kanë gjendje të rëndë socio-ekonomike, për njërën çelasët ia dorëzoi një familje që është nënë vetëushquese me katër fëmijë jetim, ndërsa dy të tjerat ditëve në vijim do tu dhurohen çelësat meqë nuk ishin prezent për t’i pranuar ata.

Kreu i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi falënderoi donatorin për veprën e tij humane të madhe të realizuar në prag të festës së Kurban Bajramit, ku me donacionin në fjalë donatori ka zgjedhur që BFI dhe personalisht kreu i institucionit, Reis ul Ulema t’i shpërndanë banesat në fjalë për rastet sociale dhe për ata me kushte të rënda ekonomike. Ai shfrytëzoi rastin duke përkujtuar se të ndihmosh është vepër e shenjtë Islame, e të mos flasim për këto kohëra të vështira. Një vepër e tillë sigurisht që burimin e ka nga personaliteti që kemi të cilin na ndërton feja Islame të rezatuar nga drita e Kuranit duke treguar kujdes ndaj shtresave me gjendje të rëndë.

Në anën tjetër nëna e katër fëmijëve jetim znj. Amina Kadriu shprehu falënderime të mëdha donatorit si dhe BFI-në që janë kujdesur me shpërblimin e një banese në këto kohëra të vështira dhe krize.

Banesat ndodhen në ndërtesat përballë SH.F “Imri Elezi” ose ish shkolla ” Nikolla Vapcarov”.

Comments are closed.