Ef. Rexhepi: Islami është feja që posedon vlerat e vërteta hyjnore

1233Kreu i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Reis Ul-Ulema, Haxhi Sulejman ef. Rexhepi i shoqëruar dhe nga Sekreterai Gjeneral Afrim ef. Tahiri dhe Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, prof.dr. Faredin Ebibi, ka marrë pjesë në një Kuvend Ndërkombëtar me temë “Sari Salltiku dhe përhapja e eslamit në Ballkanë” të cilën e ka organizuar Kryegjyshata botërore e Bekteshinjëve në Shqipëri.

Krey i BFI-së, gjatë fjalimit të tij kryesorë ka potencuar se historia e përhapjes së islamit në Shqipëri nuk ndryshon aspak me historinë e përhapjes së islamit në Maqedoni, ngase përveç kufinjëve artificial dhe të dhunshëm mes nesh, asgjë tjetër nuk na ndan, fatet dhe historinë e kemi të ngjashme.

“Puna e këtij misionari dhe të tjerëve si ky, paraqesin një periudhë shumë të rëndësishme në përhapjen e besimit islam në Ballkanin e sotëm, e veçanërisht në trojet tona shqiptare, sepse kjo periudhë e cila shumë pak është prekur do të hedhë poshtë tezat e sforcuara viteve të fundit se dhuna e aplikuar mbi jomuslimanët nga osmanlinjtë ka qenë arsyeja për ta përqafuar Islamin shqiptarët. Kjo është vetëm shpifje e kulluar, pa mbështetje faktike dhe historike. E vërteta qëndron në atë se Islami pa e mbushur një shekull të plotë, jehona e shpalljes së mësimeve Kur’anore, që ishte nisur në shpella Hira, arriti në tre kontinente”, thesksoi Haxhi Sulejman ef. Rexhepi duke nënvizuar se ky sukses kaq i madh i përhapjes së fesë dhe ndikimi i madh që pati Islami në botëkuptimin e njerëzve, u bë shkak që shumica e studiuesve të krishterë të thonë se lslami është fe agresive dhe se ai është përhapur me shpatë e me dhunë.

Sipas tij, në përhapjen dhe përqendrimin e Islamit ndër shqiptarët rëndësi të madhe, absolute, patën vetitë e qenësishme të Islamit: barazia dhe humanizmi.

“Sipas Kur’anit, besimi është çështje e brendshme e njeriut dhe assesi nuk mund të imponohet askujt në asnjë mënyrë. Pikërisht për këtë Kur’ani e urdhëron të dërguarin e All-Ilahut – Muhammedin a.s., dhe nëpërmjet tij të gjithë misionarët islamë, që në rrugën e Zotit të thërrasin me urtësi e me këshilla të mira”, theksoi krey i BFI-së duke cituar edhe një ajet kuranorë ku flet për mënyrën e thirrjes në islam; “Thirr në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshillë të mirë, dhe diskuto me ta në mënyrë të mirë!” – Nahl, ajeti 125.

Reis Ul-Ulema, Haxhi Sulejman ef. Rexhepi ka bërë apel se në kohën e brengës së madhe, në kohën e shpresës së humbur nëpër të cilën kalojmë sot, vetëm Islami është ai që posedon vlerat e vërteta hyjnore.

Comments are closed.