Ef. Rexhepi: Feja Islame dhuroi koncepte madhështore të gjithëanshme

foto32Në mënyrë solemne, Myftiu i Kosovës, mr. Naim ef. Tërnava, Reis-ul Ulema i BFI, H. Sulejman ef. Rexhepi i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i BFI, Afrim ef. Tahiri, përfaqësues të KBI të Ferizajt, dhe shumë xhematlinj, më 3 shtator 2013 pren shiritin e hapjes së xhamisë së re të ndërtuar në fshatin Biti (Shtërpcë).

Në fjalën e tij duke iu uruar xhamin e re, xhematlinjtë e kësaj ane, Myftiu i Kosovës, mr Naim ef. Tërnava pos tjerash theksoi se Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) vazhdimisht ka qëndruar dhe përkrahur xhematin duke iu krijuar atyre kushte dhe ambiente e hapësira të bollshme për kryerjen e ibadeteve dhe obligimeve tjera fetare.” Ne si Bashkësi Islame e Kosovës, vazhdimisht na vin kërkesa nga xhemati jonë anekënd Kosovës. Ne ende kemi nevojë për të ngritur xhami të reja. Xhamia ka luajtur rol në ngritjen e shtetit islam, që botës i solli liri, dije e prosperitet”, është shprehur Myftiu Tërnava. Këtë eveniment e përshëndeti Reis-ul ulema i BFI, H. Sulejman ef. Rexhepi i cili falënderoi kreun e BIK dhe të gjithë pjesëmarrësit, duke theksuar se xhamitë janë shtëpi të Allahut për ndërtimin e së cilave bënë thirrje feja Islame ngase janë institucione fundamentale për edukimin, ngritjen e kulturës fetare njerëzore dhe vetëdijes njerëzore. Feja Islame përmes mesazheve që burojnë nga libri hyjnor Kurani gjithnjë kanë sjellur koncepte madhështore të gjithëanshme për mbarë popujt.

Comments are closed.