Me rastin e 98 vjetorit të shënimit të rënies së dëshmorëve dhe ngjarjes së madhe të Çanakales, Reis ul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi morri pjesë në këtë shënim e këtij përvjetori të Çanakales. Në këtë eviniment morri pjesë kryeministri i R. Turqis, Rexhep Tajjip Erdogan, kryetari i Dijanetit të Turqisë, Prof. Dr. Mehmet Gormez, ambasador, krerë fetar dhe personalitete të shquara të botës, sidomos të shteteve aleate në atë kohë që morrën pjesë në atë betej ku njëherit nga ana e tyre kanë mbetë të vrarë, me çrast përfaqësuesit e këtyre shteteve ishin eprorë ushtarak me uniformë. Kjo ngjarje e madhe në historin e botës Islame, në të cilën ndodhi gati një shekull më parë ranë shumë dëshmorë, e cila u përkujtua me nderimet më të larta akademiko- institucionale turke. Kjo betejë e fituar nga muslimanët llogaritet gurthemeli i Turqisë së sotme, sepse sikur të mos fitohej kjo betejë në hartën gjeografike dhe politike nuk do të ekzistonte turqia. Në këtë eviniment fjalim historik në shenjë përkujtimi të betejës mbajti gjeneral shtabi i armatës turke, më pastaj të pranishmive me një fjalim madhështor dhe mahnitës iu drejtua edhe vet kryeministri turk, Rexhep Tajjip Erdogan. Vlenë të theksojmë se u demonstrua parada të ndryshme ushtarake, a njëherit u krijua një atmosferë e jashtëzakonshme përmes ndryshimit të ambientit në gjendje luftarake të improvizuar ku u demonstrua një pjesë e arsenalit luftarak të R. Turqisë siç janë njësiti marinar me anije të kalibrit ushtarak, anije nëndetëse, helikopter dhe aeroplanë luftarak F16. Me organizimin e shënimit të këtij përvjetori tradicional të shtetit turk u nderuan edhe shumë personalitete të jetës fetare të rajonit dhe më gjërë. Reis ul Ulema i BFI-së për Hëna e Re shprehi se: ” Këtë përvjetor tani po përkujton e mbarë bota islame për të nderuar veprën madhështore të dëshmorëve që kishin dhënë jetën e tyre për të mbrojtur fenë dhe atdheun! Dëshmorët janë të gjallë dhe se ata nuk vdesin kurrë, ndërsa në botën tjeter do të jetë kategori e priveligjuar për veprën, sakrificën dhe jetën që kanë dhënë për hirë të Allahut! Për të cilën kategori Allahu në Kuranin Fisnik thotë:” Mos thuani se janë të vdekur ata që flijojnë jetën e tyre në rrugë të Allahut, Jo ata janë të gjallë por Ju nuk e hetoni këtë!” Duke e ditur se feja Islame çfarë grada ju jep dëshmorëve në botën e ardhshme, atyre iu bë një përkujtim dhe nderim madhështor sot nga mbarë bota islame. Andaj shënim e rënies së tyre që tani realizoi shteti i Turqisë është një vepër që meriton respekt, por edhe mënyra e shënimit të saj është për tu përshëndetur ngase tradita e tyre flet shumë për nderin që u bënë dëshmorëve dhe gjithë atyre që flijojnë për fe dhe vatan”.
Ef. Rexhepi: Dëshmorët mbeten përjetësisht të gjallë
Next Post
Comments are closed.