Një delegacion i lartë i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni i udhëhequr nga kryetari i saj, Reis Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi, Sekretari i Përgjithshëm i BFI-së, Afrim ef. Tahiri vizituan prefektët e posa zgjedhur: Teuta Arifi, prefekten e Tetovës, z. Nevzat Bejtën, prefekt i Gostivarit, z. Ruzhdi Latën, prefekt i Dibrës dhe z. Fatmir Deharin, prefektin e Kërçovës. Me këtë rast ef. Rexhepi u shprehi urime prefektëve në fjalë dhe nga të njejtët kërkoi që të vazhdojë bashkëpunimi me Myftinitë përkatëse të BFI-së që ai bashkëpunim të jetë në shërbim të qytetarëve mysliman të këtyre qyteteve. Gjithashtu, prefektët në fjalë dëshmuan se do të vazhdojnë të kenë kooperim institucional mes BFI dhe Komunave që udhëheqin ato në drejtim të realizimit të projekteve që janë në dobi dhe interesit të shoqërisë.
Comments are closed.