Sot në këtë ditë të bekuar të xhuma, Reis ul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi dhe operatiave e Myftinisë së Shkupit në prani gjithashtu të njjë numri të madh të xhematit të fhstit Kopanicë të Shkupit lëshuan në përdorim mektebin e xhamisë, i cili do të shërbej për të mësuar leximin dhe njohurit esenciale mbi Islamin, traditën dhe kulturën tonë fetare e kombëtare. Në fjalën e tij të rastit, ef. Rexhepi mes tjerash shprehi se:”Ka një realitet të cilin duhet ta theksoj se jeta e xhamisë, jeta fetare islame, jeta e gjeneratave të ardhshme, jeta e xhematit të ardhshëm është mektebi në kuadër të xhamis. Për shumë arsye dhe shkaqe mektebi ka luajt rol të madh në historin islame dhe të këtij ummeti. Ne nuk jemi që tani në këtë fe, por Islami institucional udhëhiqet dhe zhvillohet në këto troje ku jetojmë ne mbi 620 vjet, zhvillimi i jetës fetare në këtë vend ka një jetë institucionale, nuk jemi të djeshëm në Islam që duhet të vjen dikush të na thërret në këtë fe. Thirrja në Islam, në fe tek ne është fjalë boshe. Këtu tek ne mund të spjegohet Islami, të forcohet dhe kultivohet Islami, por jo të ftohet në islam ngase kjo është gabim. Nëse na bëhet dave për Islam d.t.th ne llogaritemi të pa fe dhe dikush duhet të na fut në fe, ajo punë është e tepër me atë punë manipulohet me të madhe, se kinse këtu nuk ka islam dhe duhet bërë thirrje.Thirrësit që paraqiten ata tentojnë të mbulojnë intereset personale dhe grupore. Kopanica që nga e mbajm mend dem baba dem ka qenë gjithmon muslimane, për atë ne skemi nevoj të na thërret dikush në Islam, por Islami që e kemi ta fuqizojmë dhe ta orientojmë kah progresi i jonë i gjithëmbarshme. Përforcimin e islamit, fuqizimin dhe kultivimin e islamit, ringjallëjen e islamit e bënë vetëm mektebi. Prandaj unë llogaris se jeta e kësaj xhamie, jeta e këtij xhemati është ky lokal që ne sot e lëshojmë në përdorim, dhe kjo është punë e shenjtë dhe e bekuar. e themi kështu ngase ne i përgjigjemi imperativit për edukim dhe shkollim, ku Allahu Fuqiplotë thotë: “Ikre”, lexo mëso, studio dhe hulumto në emër të Allahut…”
Comments are closed.