Edhe një Konferencë ndërkombëtare në mbrojtje të islamit

[:al]Nga data 30-31 maj të vitit 2017, në bazën ushtarake amerikane, në  Garmisch të Gjermanisë, Konzorciumi i Akademive të Mbrojtjes dhe Institutet e Studimeve të Sigurisë, ka organizuar konferencën ndërkombëtare të radhës në të cilën është debatuar më temën “Rrjetet e huaja terroriste: kërcënimet, sfidat dhe përgjigjet”

Në këtë konferencë pjesëmarrës ishin faktorë të ndryshëm me relevancë nga rajoni, Evropa dhe SHBA. Pati përfaqësues nga Stejt Departamenti, nga Pentagoni, nga OSBE, nga Interpoli, nga shërbimet e imntelegjencies të shteteve evropiane, përfaqësues nga ko0munitetet fetare, përfaqësues nga ambasadat e vendeve pjesëmarrës në Konferencë, akademikë botërore, yje holivudian  etj.

Prej komuniteteve të shteteve të Ballkanit pjesëmarrëse ishte vetëm Bashkësia Islame e Maqedonisë e cila u përfaqësua nga i deleguari i Reisul Ulemasë H. Sulejman ef. Rexhepi, kryetari i OH HILAL, Mustafa Dauti, i cili mori pjesë aktive, duke u paraqitur edhe me kumtesë. Gjatë referatit të vet, efendi Dauti ka vënë në theks momentet e shfaqjes së këtyre dukurive në Maqedoni, duke nënvizuar luftimin permanent të tyre nga ana e BFI-së. Mustafa Dauti ka nënvizuar se angazhimi i këtij Institucioni në krye me h. Sulejman ef. Rexhepi në luftën kundër radikalizmit, ekstremizmit dhe terrorizmit ka qenë që nga vitet nëntëdhjeta, koha kur shoqatat e diskutueshme në vend të humanizmit dhe feve përhapnin doktrina, ideologji e rryma ekstremiste që të vetmin synim e kishin radikalizimin e grupeve dhe masave të caktuara. “Të gjitha faktet, të gjitha prononcimet, reagimet, apelet dhe protestat e Bashkësisë Fetare Islame si dhe të Kryetarit të saj H. Sulejman ef. Rexhepi, flasin se Institucioni ynë ka qenë ndër të parët, madje një kohë edhe zë i vetmuar, në luftë të këtyre dukurive që po shfaqeshin në emër të islamit. Së fundmi, ky Institucion ishte edhe i pari në vend, në rajon dhe më gjërë që doli me projektin e vet të titulluar STOP RadTerr (Stop radikalizmit dhe terrorizmit), i cili që në fillim u mirëprit dhe hasi në përkrahje të madhe nga të gjithë faktorët ndërkombëtar që veprojnë në Maqedoni”, ka theksuar veç të tjerash, Mustafa Dauti, për të folur pastaj edhe mbi projektin dhe mbi asngazhimet konkrete të BFI-së në sensibilizimin e myslimanëve të vendit për luftën e pakuptimtë që po zhvillohet në emër të islamit. “Falë aktiviteteve të BFI-së, konkretisht të liderit ton fetar, H. Sulejman ef. Rexhepit, sot shkuarja e besimtarëve tanë në ato vatra të konflikteve të pakuptimta ka zbritur në zero”, ka theksuar effendi Dauti.

Vlenë të theksohet se, emërues i përbashkët i të gjitha diskutimeve, i të gjithë pjesëmarrëesve në këtë konferencë, ka qenë se kjo që po ndodhë në vatrat e luftës në disa toka myslimane nuk ka të përbashkët asgjë me islamin dhe se feja islame është fe e paqes, e sigurisë, e mirëqenies për mbarë njerëzimin. Askush nuk ka të drejtë dhe askujt nuk i lejohet që ta njollosë fenë islame me lloj-lloj stigmash dhe veprimesh antinjerëzore.

[maxgallery id=”6304″][:]

Comments are closed.