EDHE NJË HAFIZ I RI NGA GOSTIVARI

11902401_1061475580531685_125323326_o 11901669_1061475240531719_395037787_o

Kohë më parë (më 12 gusht 2015) në fshatin Balindoll të Gostivarit, në prezencë të shumë mysafirve, u bë duaja e hifzit të Shpend Fidanit. Në mesin e mysafirve prezent ishte kreu i Bashkësisë Fetare Islame në RM, Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, Muftiu i Gostivarit, hfz. Shaqir ef. Fetahu, myftiu i Tetovës, Prof. Dr. Qani Nesimi, myftiu i Kërçovës, h. Murat ef. Huseini, hoxhallarë të rrethit të Gostivarit, kryetari i Komunës së Gostivarit z. Nevzat Bejta si dhe shumë mysafirë të ndryshëm nga vendi dhe rrethina..

M e këtë rast, Reisul Ulema i BFI h. Sulejman ef. Rexhepi foli mbi traditën fetare të familjes së këtij hafëzi të ri. “Gjyshi i Shpendit, h. Nim Fidani, përveç që e kultivoi traditën fetare në vendin e vet, ai me mundin e tij arriti që familjarisht të depërtojë edhe në Sarajavë ku nipi i tij, tashmë hafizi i Kur’anit, Shpend Fidani, të kryejë Medresenë dhe Fakultetin e Shkencave Islame për të ndjekur rrugën e trasimit të fesë në Republikën e Sllovenisë ku aktualisht punon dhe vepron si ima i Qendrës Islame në Ljubljanë dhe është në postin e zv/myftiut të Sllovenisë,” vuri në spikamë efendi Rexhepi.

Nga ana tjetër, edhe Muftiu falënderoi familjen Fidani dhe Shpendin për nderin dhe respektin që e bënë me rastin e ngritjers së birit të tyre në gradën e hifzit.

Në këtë ambient fetar nuk mungoi edhe pjesa artistike e pasuruar me Kur’an dhe ilahije nga Kori i Muftinisë së Gostivarit.

Në fund Reisul Ulema i BFI h. Sulejman ef. Rexhepi, hafizit të ri, Shpend Fidanit, i ndau një dhuratë e që ishte Kur’ani Famëlartë në gjuhën arabe. Duanë e hifzit e bëri myftiu i Tetovës Prof. Dr. Qani Nesimi. Nga familja u shtrua edhe një drekë solemne.

 

 

Comments are closed.