Tradita e medresantëve në aspekt të kultivimit dhe avansimit të jetës fetare nuk ka të ndalur. Kontributi i tyre i përgjithshëm shtrihet deri në profilimin e identitetit fetar e kombëtar të myslimanit të këtushëm. Medreseja “Isa Beu” jo vetëm që u bë vatër e arsimimit profesional por edhe nxjerrjes së hafizlerëve të rinj të gatshëm për t’u përballur me të gjitha sfidat e kohës.
Më 13 maj 2015, u bë promovimi i hafizit më të ri nga Shkupi, Ferat Plakaj, nxënës i Medresesë ” Isa Beu “, Shkup. Efendi Plakaj është hafizi i gjashtë të promovuar brenda dy viteve në territorin e Maqedonisë. Hafiz Ferat Plakaj u lind më 18.05.1997 në fshatin Vizbeg të Shkupit. Mësimet e para i mori në shkollën fillore “Hasan Prishtina” në Shkup, për të vijuar pastaj shkollimin e vet në Medresenë ” Isa Beu “. Që në fillim u spikat afiniteti i tij i jashtëzakonshëm në leximin e Kur’anit fisnik dhe në nxënien përmendësh të asaj që e lexon. Dashuria ndaj Kur’anit dhe shoqërimi i tij me Hafizat e Medresesë, e motivuan atë që t’i qaset punës së mësimit përmendësh të Kur’anit. Ferat Plakaj hifzin e filloi më 02.02.2014 tek kujdestari i tij i klasës, prof. Hafiz Shafi ef. Osmani nën përcjelljen e të cilit ishte në mënyrë permanente. Në një afat rekor, prej dhjete muajsh, me ndihmën e Allahut të Plotëmëshirshëm, Ferat Plakaj, më 17.12.2014 arriti të mbarojë hifzin dhe pas disa muajsh përseritjesh që bëri, u formua komisioni i ndëgjimit nga Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame, në përbërje: prof. hfz.Shafi ef. Osmani, prof. hfz. Sheval ef. Azizi dhe prof. hfz. Muharem ef. Loki. Dëgjimi që zgjati tri ditë, u përcoll në Medrese, në prezencë të medresantëve, profesorëve dhe familjarëve. Duaja e Hifzit u mbajt më 13. 03. 2015 (e premte) dher në këtë ceremony mori pjesë edhe Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reis Ul Ulema, Haxhi Sulejman ef. Rexhepi, Muftiu i Shkupit, Ibrahim ef. Shabani, Drejtor i përgjithshëm i Medresesë “Isa Beu” Ibrahim ef. Idrizi, Kryeimam i Shkupit Sabahudin ef. Ameti, këshilli edukativo arsimor i Medresese, nxënës si dhe familjarë. Programi filloi me një asher nga nxënësi Besim Azemi, më pastaj mori fjalën kryetari i komisionit të Hifzit prof. hfz. Shafi ef. Osmani, njekohesisht edhe Mualim i Hafizit të ri, i cili foli mbi angazhimin me përkushtim të effendi Plakajt deri në nxënien përmendësh të Kuranit Fisnik. Pas kësaj komisioni dhe të pranishmit dëgjuan xhuz’in e fundit (30). Pas mbarimit të xhuz’it u kënduan disa Ilahi nga kori i Medresesë dhe më pastaj iu dha fjala përshëndetëse drejtorit të Medresese, Ibrahim ef. Idrizi, i cili, veç të tjerash, në emër të këshillit edukativo arsimor hafizit të ri ia dhuroi si mirënjohje një shumë të hollash që do t’i shërbejnë si stimul gjatë jetës. Të pranishmëve, me këtë rast, iu drejtua edhe Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reis Ul Ulema Haxhi Sulejman ef. Rexhepi, i cili foli mbi peshën e mësimeve fetare në jetën e përditshme. Duke i vënë në spikamë kushtet e rënda në të kaluarën si dhe mundësitë aktuale për t’u shkolluar dhe arsimuar, effendi Rexhepi apeloi tek të rinjtë që sa më shumë dhe me sa më shumë përkushtim t’i qasen mësimit, arsimimit, edukimit. “Të memorizoshë Kur’anin mbrenda 10 muajve është dhunti e Zoti dhe është po ajo mendje e Zotit që e mban tërë atë Kur’an. Meqë hafizi është në atë kategori që të memorizojë tërë kur’anin në një periudh rekord unë kam dy dhurata përë këtë hafiz të respektuar: e para, hafizi do të na përfaqësojë në garat botrore në Dubai dhe, e dyta, studimet në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup do t’i ketë falas. Zoti e rujtë dhe e bekoftë këtë hafizi”, ka uruar në fund të fjalimit të vet, Reisul Ulema i BFI-së H. Sulejman ef. Rexhepi.
Duanë e hifzit e bërë Muftiu i muftinësë së Shkupit Ibrahim ef. Shabani.
Comments are closed.