[:al]Edhe një doktor shkence nga rradhët e nënpunësve të BFI-së[:]

[:al]Dje në Universitetin e Evropës Juglindore, në fakultetin e Administrimit Publik dhe Shkencave Politike, kandidati Muaz Agushi, me sukses mbrojti tezën e doktoraturës me titull “Zgjedhjet dhe sistemet zgjedhore në Republikën e Maqedonisë dhe Republikën e Shqipërisë -analizë krahasuese”. Komisioni në përbërje prej: Prof. Dr. Agni Aliu, kryetar i komisionit, Prof. Dr. Etem Aziri, mentor, Prof. Dr. Bejtush Gashi, Prof. Dr. Elena Andreevska dhe Prof. Dr. Abdulla Azizi, anëtar të komisionit e vlersuan lartë punimin e Dr. Muaz Agushit, i cili në mënyrë të hollësishme sjell krahasimin në mes të sistemeve zgjedhore në Maqedoni dhe Shqipëri. Punimi në fjalë në kapitullin e fundit ilustrohet me një sërë grafikash dhe tabelash të bazuara nga të dhënat e studimit empirik që është realizuar në këto dy shtete. Dr. Muaz Agushi, aktualisht është Drejtor i Sekotorit për Kulturë dhe Shkencë pranë BFI-së. Ka mbaruar SHMI “Medreseja Isa Beu”, ndërsa Fakultetin e Sheriatit dhe Shkencave Islame, në drjetimin Komparecioni i Mdhehebeve dhe Politika e Sheriatit në Universitetin e Kuvaitit. Master studimet për Diplomaci i mbaroi në fakultetin e Administrimit Publik dhe Shkencave Politike në Universitetin e Evropës Juglindore, ndërkohë specializimin për Metodikën e Mësim-besimit e kreu në USHT.[:]

Comments are closed.