Edhe BFI-ja e përfshirë në projektin shkencor turk

me akademik nga turqia1Shkup, 3 korrik – Sot, Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, priti një delegacion tre antarësh, akademikë nga Republika e Turqisë, në përbërje të Muhamed Savash Kafkasjali, profesor në Universitetin “Kërk Kale”, Bahadin Gyxhyjeter nga Universiteti “Ataturk” si dhe Hasan Bekgdesh, profesor në Universitetin “Sakarja”.

Me këtë rast, akademikët turq e njohtuan efendi Rexhepin lidhur me projektin të cilin janë duke e realizuar nën përkrahjen e TIKA-s, Qendrës Kulturore Turke “Jonuz Emre” si dhe të Dijanetit të Turqisë.

Sipas profesor Kafkasjali, projekti në fjalë do të ndërtohet mbi dy pjesë: pjesës akademike dhe pjesës dokumentare (televizive). Pjesa e parë do të finalizohet duke i përmbledhur pikëpamjet shkencore të profesorëve turq si dhe të profesorëve nga institucionet arsimore te vendeve ballkanike, por edhe të liderëve fetarë të vendeve përkatëse. Qëllimi i projektit është avansimi i mendimit shkencor islam. Emisioni dokumentar do të sajohet kryesisht mbi deklaratat dhe intervistat e liderëve fetarë nga vendet ku do të shtrihet ky project.

Nga ana e tij, H. Sulejman ef. Rexhepi, shprehu respekt të veçantë për profesorët turq duke i përgëzuar për këtë projekt shkencor që pa dyshim do të hedh dritë mbi mendimin shkencor dhe mbi nivelin akademik e intelektual të kuadrove muslimane që u shërbejnë pjesëtarëve të islamit si në Turqi ashtu edhe në vendet ballkanike. Gjatë intervistës për emisionin dokumentar, efendi Rexhepi, veç të tjerash, foli mbi historokun e islamit në këta troje, mbi problematikat me të cilat haset islami dhe institucionet fetare islame në këta vise, si dhe mbi perspektivën e islamit ndër ne.

Comments are closed.