Dyert e Ambasadës së Arabisë Sauditë të hapura për BFI
Delegacioni i Bashkësisë Fetare Islame në përbërje të H. Ismet ef. Ademi – Drejtor i Sektorit për marrëdhënie me Botën Arabe, H. Amit ef. Rasimi – Myfti i Manastirit, H. Samet ef. Ajdari – Myfti i Ohrit dhe H. Shefket ef. Imeri – Myfti i Prilepit, të cilët janë në vizitë zyrtare në Kryeqytetin e Bosnjë dhe Hercegovinës, Sarajevë, me ftesë të Drejtorit të RABITA-s për Ballkan, të premten më 17.09.2021 patën takim me zv. Atasheun për çështje fetare pranë ambasadës së Arabisë Saudite Mr. Bedr Al-Klejb, i cili falënderoi delegacionin e BFI për vizitën. Ai theksoi se dyert e zyrës së Atasheut për çështje fetare, do të jenë gjithmonë të hapura për Bashkësinë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut.
Comments are closed.