Dua Hifzi në Tetovë

tetMë 08.11.2015, dita e diel, xhemati i Tetovës, gjegjësisht xhemati i xhamisë së Rinisë pati fatin që të përjetojë gëzimin e manifestimit të duasë së hifzit të hafizes së re dhe hafizit të ri, Sumeja Ibrahimi dhe Nexhat Ibrahimi, të kryer pranë muhafidhit të njohur të trojeve tona, Molla Mahmut ef. Asllani. Hafizja e re e lindur më 05.01.1999, në Tetovë, e cila hifzin e ka filluar më 25.10.2011, kurse e ka përfunduar më 17.01.2014, provimin e hifzit e mbrojti para komisionit profesional të Myftinisë së Tetovës, i përbërë nga:
1. Hfz. Mr. Ejup ef. Selmani – Kryeimami, kryetar
2. Hfz. Dr. Selver ef. Xhemaili, anëtar
3. Xhemil ef.Mehmeti anëtar.
Ndërsa hafizi i ri i lindur më 14.14.2002, në Tetovë, i cili hifzin e ka filluar më 13.04.2013, kurse e ka përfunduar më 25.10.2015, provimin e hifzit e mbrojti para komisionit profesional të Myftinisë së Tetovës, i përbërë nga:
1. Hfz. Mr. Ejup ef. Selmani-Kryeimami, kryetar
2. Hfz. Dr. Selver ef. Xhemaili, anëtar
3. Hfz. Abdulbaki ef. Kasami anwtar.
Në këtë manifestim, të cilin e moderoi referenti i arsimit Idris ef. Idrizi, mori pjesë Myftiu i myftinisë së Tetovës Prof. dr. Qani ef. Nesimi, Myftiu i Gostivarit Hfz Shaqir ef. Fetahu, Drejtori i Medresesë “Isa Beu” Shkup, një numër i profesorëve, si dhe një numër bukur i madh i hoxhallarëve të Tetovës me rrethinë, në mesin e të cilëve ishin edhe ish myftiu e Myftinisë së Tetovës, Alifekri ef. Esati, si dhe hoxhallarë nga Kosova dhe Presheva. Myftiu i Tetovës, në fjalën e rastit i përshendeti të pranishmit në emër të Kryetarit të BFI-së Reis Ul Ulemasë Haxhi Sulejman ef. Rexhepi dhe në emër të Myftinisë së Tetovës. Ai poashtu hafizes së re dhe hafizit të ri si dhe familjes së tyre iu shprehu urime për hifzin e bërë duke iu dëshiruar shëndet, lumturi dhe suksese në jetën në vazhdim.
Ky manifestim përfundoi me duanë e bërë nga Myfitu i Gostivarit Hfz Shaqir ef. Fetahu, dhe dhënien e diplomës së hifzit hafizes së re nga ana e Myftiut të Tetovës dhe Myftiut të Gostivarit. Kurse në namazin e drekës priu ish myftiu i Tetovës Alifekri ef. Esati.

Comments are closed.