[:al]Më 03.01.2019 (e enjte), në namazin e drekës në xhaminë e fsh. Cerovë u bë manifestimi i duasë së hifzit të hafizit të ri Shpëtim Abdurahman Ademi. Ai hifzin e kreu pranë muhafidhit të njohur të trojeve tona Molla Mahmut ef. Asllani. Hafizi i ri, i lindur më 23.08.2002 hifzin e ka filluar më 03.08.2016, kurse e ka përfunduar më 24.12.2018.
Hafizi provimin e hifzit e mbrojti para komisionit profesional të Myftinisë së Tetovës, i përbërë nga:
1. Hfz. Mr. Ejup ef. Selmani-Kryetar,
2. Hfz. Abdurahim ef. Murati-anëtar,
3. Hfz. Abdulbaki ef. Kasami-anëtar.
Në këtë manifestim, të cilin e moderoi referenti për arsim fetar pranë Myftinisë së Tetovës Idris ef. Idrizi, morën pjesë: Myftiu i Tetovës Prof. dr. Qani ef. Nesimi, Myftiu i Shkupit Mr. Qenan ef. Ismaili, ish Myftiu i Tetovës Aliferki ef. Esati, si dhe një numër bukur i madh i hoxhallarëve të Tetovës me rrethinë dhe xhematit të fsh. Cerovë. Të pranishmit i përshëndeti Myftiu i Shkupit i cili hafizit të ri dhe familjes së tij iu shprehu urime për hifzin e bërë duke iu dëshiruar shëndet, lumturi dhe suksese në jetë.
Ndërkaq në emër të Kryetarit të BFI – së Reisul Ulema Haxhi Sulejman ef. Rexhepi, fjalën e rastit e mbajti Myftiu i Tetovës i cili, pasi u shprehu urimet më të përzemërta hafizit të ri si dhe familjes, u ndal specifikisht në peshën dhe rëndësinë e hafizave që e kanë në shoqërinë myslimane.
Ky manifestim përfundoi me duanë e bërë nga ish Myftiu i Tetoves si dhe me dhënien e diplomës së hifzit hafizit të ri.
[maxgallery id=”10915″][:]
Comments are closed.