[:al]Dua Hifzi në Tetovë[:]

[:al]Më 17.12.2018 (e hënë), në namazin e drekës në xhaminë e fsh. Orashë e Epërme u bë manifestimi i duasë së hifzit të hafizit të ri Dashmir Ramadan Bexheti. Ai hifzin e kreu pranë muhafidhit të njohur të trojeve tona Molla Mahmut ef. Asllani. Hafizi i ri, i lindur më 08.02.1995, hifzin e ka filluar më 15.02.2015, kurse e ka përfunduar më 15.11.2018.
Hafizi provimin e hifzit e mbrojti para komisionit profesional të Myftinisë së Tetovës, i përbërë nga:

1. Hfz. Mr. Ejup ef. Selmani-Kryetar,
2. Hfz. Abdurahim ef. Murati-anëtar,
3. Hfz. Havzi ef. Ramadani-anëtar.

Në këtë manifestim, të cilin e moderoi referenti për arsim fetar pranë Myftinisë së Tetovës Idris ef. Idrizi, morën pjesë: Myftiu i Myftinisë së Tetovës Prof. dr. Qani ef. Nesimi, Myftiu i Shkupit Mr. Qenan ef. Ismaili, Myftiu i Gostivarit Hfz. Shaqir ef. Fetahu, ish Myftiu i Tetovës Aliferki ef. Esati, ish Kryetar i Kuvendit të BFI – së H. Haki ef. Agushi, drejtori për diasporë pranë BFI – së dr. Selver ef. Xhemaili, muhafidhi Molla Mahmud ef. Asllani, Koordinatori i Medresesë “Isa-Beu” paralelja e vajzave Tetovë Mr. Beqir ef. Memeti, si dhe një numër bukur i madh i hoxhallarëve të Tetovës me rrethinë dhe xhematit të fsh. Orashë e Epërme. Të pranishmit i përshëndeti Myftiu i Shkupit i cili hafizit të ri dhe familjes së tij iu shprehu urime për hifzin e bërë duke iu dëshiruar shëndet, lumturi dhe suksese në jetë. Ndërkaq në emër të Kryetarit të BFI – së fjalën e rastit e mbajti Myftiu i Tetovës i cili, pasi u shprehu urimet më të përzemërta hafizit të ri si dhe familjes, u ndal specifikisht në peshën dhe rëndësinë e hafëzave që e kanë në shoqërinë myslimane.
Ky manifestim përfundoi me duanë e bërë nga Myftiu i Gostivarit, si dhe dhënien e diplomës së hifzit hafizit të ri nga ana e ish Myftiut tonë.

[maxgallery id=”10796″][:]

Comments are closed.