[:al]Tetovë, 13 tetor – Në xhaminë e lagjes Drenovec të Tetovës, xhemati pati rastin që të përjetojë gëzimin e manifestimit të duasë së hifzit të hafizave të rinjë, Xhelil Nuran Havzija dhe vëllai i tij, Bekim Nuran Havzija, për të cilët u përkujdes muhafidhi i njohur në trojet tona, Mulla Mahmut ef. Asllani.
Hafizi Xhelil Havzija, i lindur më 07. 07. 2004, hifzin e ka filluar më 15. 07. 2014, ndërsa e ka përfunduar më 02. 11. 2017. Provimin e hifzit e mbrojti para komisionit profesional të Myftinisë së Tetovës, i përbërë nga: Hfz. Mr. Ejup ef. Selmani, kryetar, Hfz. Abdurahim ef. Murati dhe Hfz. Ibrahim ef. Alija, anëtarë.
Ndërsa hafizi Bekim Havzija, i lindur më 08. 09. 2005 në Tetovë, hifzin e ka filluar më 30. 08. 2014, ndërsa e ka përfunduar më 04. 11. 2017. Provimin e hifzit e mbrojti para komisionit profesional të Myftinisë së Tetovës, i përbërë nga: Hfz. Mr. Ejup ef. Selmani, kryetar, Hfz.Abdulbaki ef. Kasami dhe Hfz. Uzeir ef. Ibrahimi, anëtarë.
Në këtë manifestim përveç një numri të madh të xhematit, imamlerë dhe nëpunës të Myftinisë së Tetovës, mori pjesë edhe Reisul Ulema i BFI-së në RM, H. Sulejman ef. Rexhepi me bashkëpunëtorët e vet. Të dhënat për hafizin e ri i prezentoi Kryeimami i Myftinisë së Tetovës, kurse pas fjalës përshëndetëse të Myftiut të Tetovës, fjalën e rastit e mbajti Kryetari i BFI-së Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, i cili, pasi u shprehu urimet më të përzemërta hafizëve të rinjë si dhe familjes së tyre, u ndal specifikisht në peshën dhe rëndësinë e hafëzave që e kanë në shoqërinë myslimane.
Ky manifestim përfundoi me duanë e bërë nga Myftiu i Gostivarit dhe dhënien e diplomës së hifzit nga ana e Kryetarit të BFI-së, ndërsa në namazin e drekës priu Kryetari i Kuvendit të BFI-së.
[maxgallery id=”7592″][:]
Comments are closed.