Dua Hifzi në Tetovë

Dua Hifzi në Tetovë
Më 14.12.2016, dita (e mërkurë), xhemati i Tetovës, gjegjësisht xhemati i Xhamisë së Rinisë pati fatin që të përjetojë gëzimin e manifestimit të duasë së hifzit të hafizes së re Nexhmije Xhemil Emurllai të kryer pranë muhafidhit të njohur të trojeve tona, Molla Mahmut ef. Asllani. Hafizja e re e lindur më 18.01.2001 në Tetovë, e cila hifzin e ka filluar më 01.02.2014, kurse e ka përfunduar më 05.12.2016, provimin e hifzit e mbrojti para komisionit profesional të Myftinisë së Tetovës, i përbërë nga: 1. Hfz. Mr. Ejup ef. Selmani-Kryeimami, kryetar 2. Hfz. Abdulbaki ef. Kasami-anëtar. 3. Hfz. Ibrahim ef. Alija-anëtar Në këtë manifestim, të cilin e moderoi referenti i arsimit Idris ef. Idrizi, mori pjesë: Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, Myftiu i myftinisë së Tetovës Prof. dr. Qani ef. Nesimi, Myftiu i Gostivarit Hfz Shaqir ef. Fetahu, Myftiu i Kërçovës Murat ef. Huseini, Drejtori i Medresesë “Isa Beu” Shkup, Ibrahim ef. Idrizi, një numër i profesorëve, si dhe një numër bukur i madh i hoxhallarëve të Tetovës me rrethinë,. Myftiu i Tetovës, në fjalën e tij përshendeti të pranishmit, gjithashtu Drejtori i Medresesë përshëndeti xhematin, duke potencuar se Medreseja e Isa Beut viteve të fundit ka marr edhe rolin e institutit të hifzit. Ndërsa fjalimin e rastit e mbajti Kryetari i BFI-së Reisul Ulemasë Haxhi Sulejman ef. Rexhepi i cili potencoi mbi vlerën dhe rolin e hafzit ku vendi jonë sot në rajon është i pakonkurent me hafiza dhe vendet tjera duhet të na kenë zili për këtë punë. Ai poashtu hafizes së re si dhe familjes së saj iu shprehu urime për hifzin e bërë duke iu dëshiruar shëndet, lumturi dhe suksese në jetën në vazhdim. Ky manifestim përfundoi me duanë e bërë nga Myftiu i Gostivarit dhe dhënien e diplomës së hifzit hafizes së re nga ana e Kryetarit të BFI-së Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi. Kurse në namazin e drekës priu Myftiu i Kërçovës Murat ef. Huseini.
nexhmije4

nexhmije3

nexhmije2

nexhmije1

Comments are closed.