Dua Hifzi në Tetovë

Dua Hifzi në Tetovë
Më 12.08.2016, (e premte) xhemati i Tetovës, gjegjësisht xhemati i xhamisë së fsh. Kallnik pati fatin që të përjetojë gëzimin e manifestimit të duasë së hifzit të hafizit të ri, Flamur Ali Muratti kryer pranë muhafidhit të njohur të trojeve tona, Molla Mahmut ef. Asllani, hafizi i ri i lindur më 09.10. 2003, në Tetovë fsh. Kallnik, i cili hifzin e ka filluar më 25.10.2013, kurse e ka përfunduar më 29.05.2016, provimin e hifzit e mbrojti para komisionit profesional të Myftinisë së Tetovës, i përbërë nga:
1. Hfz. Mr. Ejup ef. Selmani-Kryeimami, kryetar
2. Hfz.Ibrahim ef. Alija, anëtar
3. Hfz. Abdulbaki ef. Kasami anëtar.
Në këtë manifestim, të cilin e moderoi referenti i arsimit Idris ef. Idrizi, morën pjesë: Kryetari i BFI-së Rei ul-Ulema Haxhi Sulejman ef. Rexhepi, Myftiu i Myftinisë së Tetovës Prof. dr. Qani ef. Nesimi, , Drejtori i SHMI-së Ibrahim ef. Idrizi, përfaqësues të Myftinisë së Gostivarit si dhe një numër bukur i madh i hoxhallarëve të Tetovës me rrethinë, në mesin e të cilëve ishin edhe ish myftiu i Myftinisë së Tetovës. Fjalimin e rastit e mbajti Kryetari i BFI-së Reis ul-Ulema Haxhi Sulejman ef. Rexhepi, ai përshendeti të pranishmit dhe hafizit të ri si dhe familjes së tyre iu shprehu urime për hifzin e bërë duke iu dëshiruar shëndet, lumturi dhe suksese në jetën në vazhdim, ndërsa Hytben e Xhumasë e mbajti Myftiu i Tetovës.
Ky manifestim përfundoi me duanë e bërë nga ish Myftiu i Tetovës, dhe dhënien e diplomës së hifzit hafizit të ri nga ana Kryetarit të BFI-së Reis ul-Ulema Haxhi Sulejman ef. Rexhepi. Kurse në namazin e Xhumasë priu Profesorë Sherif Dehari.
almir

almir1

almir2

Comments are closed.