DUA HIFZI NË SHKUP

DUA HIFZI NË SHKUP

Këto ditë (më 14.07. 2016) në prezencë të komisionit të hifzit i përbërë nga : hfz.Shafi ef. Osmani, hfz. Sheval ef. Azizi dhe hfz. Sadudin ef. Sulejmani, hafizi i ri Bekim Ajdini përfundoi hifzin me notë të shkëlqyer (5).
Përpos miqve dhe mysafirëve ishin prezent edhe shum hoxhallarë dhe hafëzllarë për ta nderuar hafizin e ri. Të pranishëm në këtë gëzim dhe ceremoni hifzi ishte kreu më i lartë i BFI-së h. Sulejamn ef. Rexhepi i shoqëruar nga Muftiu i Shkupit prof. Rexhep ef. Jusufi, Muftiu i Tetovës prof. dr. Qani ef. Nesimi, Muftiu i Kumanovës h. Abedin ef. Imeri dhe dekani i FSHI prof.dr. Faredin ef. Ebibi.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Muftui i Shkupit prof. Rexhep ef. Jusufi urojë hafizin për hifzin duke i dëshiruar sukses në jetën e tij të mëtutjeshme.
Ndërsa fjalë rasti pati Reisul Ulema i BFI-së h. Sulejman ef. Rexhepi i cili u ndal në atë se Bashkësia Islame thuajse çdo muaj nxjerr nga dy ose tre hafiza dhe, pa kurrfarë hezitimi nënvizoj se në këtë plan jemi pa konkurrencë në rajon. Muhamedi a.s. thoshte “njerëzit më të dashur të këtij ummeti janë bartësist e Kur’anit”! I nderuar hafiz edhe ju jeni njëri prej këtyre bartësve të Kur’anit, ne ju dëshirojmë suksesë në jetë dhe të vazhdoni të e mbroni këtë Kur’an që e keni të memorizuar në trurin tuaj”, tha ve= tjerash effendi Rexhepi.
Duan e hifzit e bëri Muftiu i Tetovës prof. dr. Qani ef. Nesimi, ndërsa çertifikatë për kryerjen e hifzit ia ndau Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi. Meritat për këtë hafiz janë edhe për mualimin e nderuar hfz. Bejtulla Selmani.
bek2

bek3

beki

beki1

Comments are closed.