[:al]Dua hifzi në Shkup[:]

[:al]Në prezencë të komisionit për dëgjim dhe vlerësim të hafizëve pranë Myftinisë së BFIM – Shkup i përbërë nga : hfz.Shafi ef. Osmani, hfz. Sheval ef. Azizi dhe hfz. Sadudin ef. Sulejmani, hafizi i ri, Muaz Ajrullahu, përfundoi hifzin me notë të shkëlqyer (5). Përpos miqëve dhe mysafirëve ishin prezentë edhe shumë hoxhallarë dhe hafëzllarë për ta nderuar hafizin e ri. Të pranishëm në këtë gëzim dhe ceremoni hifzi ishte kreu më i lartë i BFI-së h. Sulejman ef. Rexhepi i shoqëruar nga Muftiu i Shkupit Mr. Qenan ef. Ismaili, Muftiu i Tetovës prof. dr. Qani ef. Nesimi, Muftiu i Gostivarit Hfz. Shaqir ef. Fetahu, profesorë pranë FSHI – së, profesorë të SHMI “Medreseja Isa Beu” – Shkup, mysafirë të shumtë si dhe përfaqësues si nga pushteti lokal ashtu edhe nga pushteti qendrorë. 

Në fjalën përshëndetëse, Muftui i Shkupit Mr. Qenan ef. Ismaili uroi hafizin për hifzin duke i dëshiruar sukses në jetën e tij të mëtutjeshme. Po ashtu, fjalë përshëndetëse pati edhe Myftiu i Myftinisë së Tetovës Prof. Dr. Qani ef. Nesimi, ndërsa fjalë rasti pati Reisul Ulema i BFIM-së h. Sulejman ef. Rexhepi i cili u ndal në faktin se Bashkësia Islame thuajse çdo muaj nxjerr nga dy ose tre hafiza. “Pa kurrfarë hezitimi nënvizoj se, në këtë plan jemi pa konkurrencë në rajon. Muhamedi a.s. thoshte “njerëzit më të dashur të këtij ummeti janë bartësist e Kur’anit”! I nderuar hafiz edhe ju jeni njëri prej këtyre bartësve të Kur’anit, ne ju dëshirojmë suksesë në jetë dhe të vazhdoni ta mbroni këtë Kur’an që e keni të memorizuar në trurin tuaj”, tha, veç tjerash, efendi Rexhepi. 
Duanë e hifzit e bëri Muftiu i Myftinisë së Gostivarit Hfz. Shaqir ef. Fetahu, ndërsa çertifikatë për kryerjen e hifzit ia ndau Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi. Meritat për këtë hafiz shkojnë edhe për mualimin e nderuar, hfz. Sadudin ef. Sulejmani.

Pa dyshim që, vlenë të theksohet edhe një meritë e hafizit të nderuar, Muaz Hajrullahu. Është i pari hafëz që zyrtaisht njihet si fenomen që ka nxënë përmendësh Kuranin edhe në gjuhën arabe por edhe versionin e Kuranit të bouar në gjuhën shqipe.

[maxgallery id=”9900″][:]

Comments are closed.