DUA HATME PËR TË NDJERËT NË TETOVË

“Ne jemi të All-llahut dhe ne vetëm te Ai kthehemi.”

Sot, SHMI “Medreseja Isa Beu” dhe paralelet e saja në Shkup, Tetovë dhe Gostivar lexuan hatme dhe bënë lutje për dëshmorët e rënë si pasojë zjarrit në Spitalin modular në Tetovë.
SHMI “Medreseja Isa Beu” e bashkëndjen këtë moment të vështirë dhe lutet për forcë e unitet. E Lusim Zotin për rahmet për shpirtrat e viktimave, si dhe për të lënduarit, ndërsa ngushëllojmë familjarët, stafin dhe mjekët e spitalit dhe të gjithë qytetarët e Tetovës për këtë humbje dhe rast të rëndë.
All-llahu xh.sh i shpërbleftë me xhennet të vdekurit, ndërsa familjarëve ua shtoftë durimin.

Comments are closed.