DSHM-ja përkrah pa rezervë Proejtkin e BFI-së

reisiSot, në selinë e Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema Sulejman ef. Rexhepi, priti në takim themeluesin dhe përfaqesuein e DSHM-së për Maqedoni, z. Musa Lamallari (Tim Shkupi). Ky takim vjen pas shumë takimeve tjera që BFI-ja ka me DSHM-në, shoqatat dhe qendrat tjera shqiptare në Perëndim.
Z. Lamallari, e njoftoi Reisul Uleman e BFI-së për aktivitetet e DSHM-së si dhe për qendrimet e saj rreth situatës politike në Maqedoni. Në emër të DSHM i ofroi përkrahjen e parezervë në punë dhe përfaqësim të drejtë të BFI-së, të udhëhequr nga Reisul Ulema, z. Sulejman ef. Rexhepin, si brenda në Maqedoni, ashtu edhe jashtë saj. Po ashtu, në emër të këtij asociacioni kombëtar z. Lllamallari shprehu edhe përkrahjen e parezervë për projektin e BFI-së për rehabilitimin e personave që kanë luftuar në Siri dhe Irak dhe “Prandalimin e radikalizimit dhe përfshirjes në terrorizëm të qytetarëve të Maqedonisë”, ndalimit të paraqitjeve antisemitiste nga disa qarqe në Maqedoni, si dhe në luftën e pakompromis kundër antisilamizmit dhe islamofobisë.
Z. Musa Lamallari kërkoi nga Reisul Ulema, z. Sulejman ef. Rexhepi, që institucionet e BFI-së, si një organizim shpirtëror, mbi partiak, të qyetarëve me përkatësi islame në Maqedoni, të jenë të gatshëm të ballafaqohen me të gjitha anomalitë tjera, por edhe me mashtrimet në shoqëri. “Nuk guxojumë të lejojmë që vendet e adhurimit, xhamitë dhe institucioni më i lartë në Islam “ulul emri”, si një kategori imperative e dalur nga Kurani famëlartë, të partizohen në interes të asnjë grupacioni politik, por të mbrohen me këmbëngulësi nga sulmet e honxhobonxheve të Maqedonisë, të një partie si një brinjë i vogël, me emrin e kidnapuar shqiptar “Besa”, i dalur nga brinji i madh i teorive mashtruese të LSDM-së dhe DUI-t, me ideologji turko-arabe dhe aspak islame”, është shprehuyr z. Lllamallari.
Themeluesi DSHM-së, z. Musa Lamallari, gjithashtu kërkoi që vetë Reisul Ulemaja, si vlerë e organizimit fetaro-islam në Maqedoni, të angazhohet edhe për statusin e ish-ushtarëve të UCK-së, duke ngritur këtë çështje në çdo takim me ambasadorë të huaj dhe në konferenca ndërkombëtare.
“DSHM-ja, edhe një herë, i jep përkrahje të parezervë projektit për rindërtimin e Burmali Xhamisë në vendin e vet, atje edhe ku i ka themelet e veta. Ne, si DSHM, kemi besim se vakufet do të kthehen të plota vetëm atëherë kur do t’u njihet shqiptarëve sovranitetit i plotë në Maqedoni. Në këtë betejë BFI-ja ka bërë maksimumin në kompetencat e veta, por punës së saj duhet t’i bashkangjiten të gjithë faktorët shqiptarë të vendit”, ka thënë z. Llamallari, i cili ka vënë në spikamë edhe lëvizjet e dështuara të disa personave që thirren në emër të islamit. “Sa shëtiten poshtë lartë honxhobonxhet nëpër Stamboll dhe, i trumbetojnë lidhjet e tyre me beduinët e pasur arabë, por këmbëzbathur në profecitë e Muhamedit a.s., duke kërkuar paranë e tyre për parti të reja shqiptare në Maqedoni, le të vetëdijesohen e të punojnë për investime në infrastrukturë dhe zhvillim të ekonomisë në zonat e shqiptarëve dhe jo të ideoligjizojnë të rinjët tanë me rryma politike nga Lindja e Mesme. Honxhobonxhet kanë filluar me injorancën e tyre, të etur për kulltukun e turpit në sistemin unitar të Maqedonisë, të përzihen në kompetencat e BFI-së për t’i përçarë shqiptarët edhe ashtu të përçarë, duke i joshur disa hoxhollarë infantilë në lojën e tyre, që deshtën të prekin me rrëmuja në Muftininë e Shkupit dhe më gjërë. Prandaj, është koha e fundit, që sa më shpejtë të vetëdijesohen, se interesat e kombit shqiptar në Maqedoni nuk do të jenë kafshatë e lehtë që do të mund të kapërdihen për interesa të honxhobonxheve, kurse BFI-ja patjetër të luaj rolin e saj dhe të mbetet një nga avangardat kryesore në mbrojtje të interesave shqiptare në rend të PARË, pasi interesat shpirtërore Islame mbrohen vetëm duke e mbrojtur interesin e shqiptarëve në Maqedoni dhe jo anasjelltas”, ka theksuar z. Musa Llamallari

Comments are closed.