Drejtur: Muftinive të BFI-së

logoLënda: LETËRQARKORE LIDHUR ME REGJISTRIMIN

Siç është e njohur, tanimë nga 01 deri më 15 nëntor i këtij viti në Republikën e Maqedonisë do të realizohet projekti i regjistrimit të popullatës, pasurive, objekteve banuese etj. Regjistrimi si operacion statistikor është thelbësor dhe shumë i rëndësishëm për çdo lloj projektimesh dhe planifikimesh të shtetit.
Në këtë regjistrim, krahas përmbajtjeve tjera të rëndësishme  ekzistojnë edhe grafat për përkatësinë nacionale, respektivisht etnike si dhe përkatësinë fetare. Rijaseti i BFI-së konsideron se qytetarët, e sidomos pjesëtarët e BFI-së duhet lirishtë dhe pa asnjë ndikim ta shprehin përkatësinë e tyre nacionale, etnike ose fetare.
Për BFI-në dhe të gjithë muslimanët në RM e rëndësishme është përcaktimi fetar. Për këtë qëllim, duhet që përmes nëpunësave fetar të informohet popullata islame në vend se në grafikun e përkatësisë fetare apo religjionit të gjithë ta shënojnë emrin e fesë, pra në këtë rast emrin e fesë “ISLAM”, kështuqë besimtarët të mos lejojnë që t`u shënohen terme tjera të cilat asocojnë në Islam, siç është “musliman”, “muhmadan” ose të si pjestarë i ndonjë rendi të dervishve, nga shkaku se kjo do të thotë imtësim apo minimizim i popullatës muslimane në Maqedoni, andaj duhet insistuar vetëm në emrin e fesë e ai është “Islam”.
Konsiderojmë se do ta zbatoni këtë mesazh të Rijasetit për hirë të së vërtetës dhe për të mirën e Islamit dhe muslimanëve në vendin tonë.
Vesselamu alejkum,
Reisul-Ulema
H.Sulejman ef. Rexhepi

Comments are closed.