Ju informojmë se sipas Takvimit për vitin 2011, Fiter Bajrami është më 30 gusht 2011 (e martë). Po ashtu, ju bëjëmë me dije se ka marrëveshje në mes shteteve të Ballkanit dhe Republikës së Turqisë që festat fetare të jenë unike. Marrë parasysh këtë si dhe faktin se kjo festë njëherit është festë shtetërore në Maqedoni, e njejta nuk do të ketë asnjë ndryshim.
Shfrytëzojmë rastin që Juve dhe përmes jush të gjithë xhemateve t`ua përhajrim Fiter Bajramin duke e lutur All-llahun xh.sh. që t`ua pranojë agjërimin dhe ibadet tjera të bëra gjatë Ramazanit.
Ju përshendesim me selam,
Reisul-Ulema i BFI-së
Comments are closed.