Drejtoria e Vakëfeve të Turqisë restauron xhamin Hajdar Kadi në Manastir

Gjendja e mjerueshme e Xhamisë, Hajdar Kadi në Manastir që moti ka qenë breng e Myftinisë së Manastirit në krye me myftiun Pllumb ef. Veliun dhe BFI-së në krye me Reis ul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, andaj pas shumë përpjekjeve dhe angazhimeve institucionale me ndihmën e Allahut është arritur një sukses i jashtëzakonshëm që ka të bëjë me restaurimin e kësaj xhamie.
Pas angazhimeve të mëdha dhe kontributit të institucionit është gjetur ivestitor serioz për të ivestuar restaurimin e kësaj xhamie. Në një periudhë disa mujore aty diku para tetë muajve është kontaktuar Drejtoria Gjenerale e Vakëfeve të Republikës të Turqisë ( DGJV), të cilëve u është prezentuar problemi shumë vjeçarë i xhamisë në fjalë. Drejtoria Gjenerale e Vakëfeve të Turqisë menjëher pranoj të jetë investitorë dhe të bëjë restaurimin e tërësishëm dhe për të rikthyer në jetë-funksion këtë xhami.Me datë 05.12.2012, BFI e RM-së me sukses kurorëzoi aktivitetin konkret i cili zgjati gati tetë muaj, e që përfundoi me firmosjen e një protokoli gjeneral për bashkëpunim mes DGJV të Turqisë dhe Qendrës Nacionale për Konservim të Republikës të Maqedonisë ( QNK).
hajdar kadi 1
Ky memorandum mes këtyre dy institucioneve rezultoi si pjellë e bashkëpunimit të vendosur mes BFIsë të RM-së dhe DGJV të Turqisë, gjegjësisht bashkëpunim i cili nismën e tij e ka në Manastir, pra restaurimin dhe konservimin e Hajdar Kadi Xhamisë të Manastirit.Muftinija e BFI në RM – Manastir, me përkrahjen e parezervë të Reis Ul Ulemas, H. Sulejman ef. Rexhepit, menjëher filloi përgatitjen e terenit për të realizuar këtë nismë.
hajdar kadi 2
Në këtë drejtim Muftinia e Manastirit hasi në shumë pengesa e bariera, por me ndihmën e Reis Ul Ulemasë, dhe gjithsesi këtu me theks të posaqëm na duhet të përmëndim durueshmërinë e përfaqësuesve të DGJV të Turqisë dhe drejtorin e QNK, z. Memet Selmanin nga të cilët aspak nuk u kursye asgjë që të jepin maksimumin e tyre në çdo aspekt, që më 5 Dhjetor të këtij viti, të firmoset protokoli për bashkëpunim gjeneral. Ky bashkëpunim në vete përmban edhe përgatitjen e tërë dokumentacionit teknik për restaurim dhe konservim të xhamisë Hajdar Kadi, me çrast qëndrimi i investitorit DGJV të Turqisë pas punëve tjera administrative është që punët të fillojnë në korik të vitit 2013, para muajit të Ramazanit të ardhshëm.
hajdar kadi 3
Është me rëndësi të njoftohet opinioni i gjërë se: Xhamija Hajdar Kadi e Manastirit është një objekt reprezentativ që i takon kulturës të arkitekturës Osmano-Islame nga shekulli gjashtëmbëdhjet, dhe i takon stilit të Xhamive të mimar Sinanit, është njëra nga 72 xhamitë e asaj kohe, por është edhe njëra nga më impozantet në ballkan, që ka mbijetuar tërë orvatjet dhe tentimet për rrënimin e saj nga ana e shumë armiqve të Islamit, duke filluar nga luftërat ballkanike kur me bombardime i është rrënuar minareja, gjat periudhës të mbretërisë SKS, nga ajo është plaçkitur çdo gjë e vlefshme, bile bile edhe plumbi me të cilën ka qën e mbuluar kubeja qendrore, dhe plumbi nga ato tre më të voglat që mbulojnë tremin e hapur të xhamisë, ndërsa në periudhën komuniste ishte shëndruar në depo e fabrikës Sllovin të Ohrit që sot e kësaj dite prodhon verë.
Në vitin 1999 në oborin e saj pa kurëfar dokumentacioni ndërtohet një kishëz (paraklis) e cila nga dita në ditë rritej, ndërsa xhamija është keqpërdorur nga një kategori ose shtresë devijante e shoqërisë të cilët kanë shfrytëzuar xhaminë si vend për nevoja të tyra personale të flliqura.

Comments are closed.