DREJTORIA E K.P.U NË KUMANOVË VIZITOI BFI E RMV.
Të mërkurën më 14.12.2022 Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai me rastin e vizitës së Drejtorit të Burgut-KPU Z. Nenad Cvetkoviç dhe Zv. Drejtorit Z. Mevlan Xhemailin të cilët shprehën falenderimet e tyre në emër të institucioneve që e udhëheqin për bashpunimin me Muftininë e Kumanovës dhe BFI e RMV. Shpjeguan për mundin që kanë dhënë për realizimin e projektit për hapjen e Faltores – Mesxhidit për nevojat e të e të pranishmëve në burg për lutje dhe kryerjen e obligimeve fetare islame, e cila vepron shumë mirë dhe ndikon mjaft në mirëqenien e tyre të përgjithshme.
Reisul Ulema e BFI falënderoi shumë dhe përshëndeti vizitën e tyre dhe e konsideroi si një mirënjohje për kontributin e BFI e RMV për rregullimin e këtij mesxhidi, njiherit kjo është një vlerë bashkëkohore europiane. Në të njejtën kohë Reisul Ulema ju premtoi kontribut të vazhdueshëm për mirëmbajtjen e mesxhidit dhe kontributeve tjera për kuadro fetarë, literature dhe më gjërë.
Në fund BFI iu nda mirënjohje në shenjë falenderimi për bashkpunimin dhe kontributin e ndërsjellë.
Comments are closed.