[:al]Shkup, 6 nëntor – Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi ka pritur sot në vizitë pune drejtorin e TIKA për Maqedoni z. Ajtekin Ajden. Me këtë rast, përveç raportimit të shkurtër mbi aktivitetet e kësaj organizate turke, janë shoshitur edhe mundësitë reale për ta zgjëruar kontributin në të gjitha sferat që janë me interes për BFI-në. z. Ajden raportoi kreun e BFI-së për punët që janë duke u zhvilluar në tre xhamitë e vendit, atë të Sulltan Muratit, Allaxha Xhamisë dhe Husein Shah në Saraj, duke nënvizuar se, në pranverën e vitit 2018 do të mund të bëhet hapja e xhamisë Husein Shah në Saraj. Reisul Ulema më fund të takimit, ka kërkuar intensifikim edhe më të theksuar të bashkëpunimit si dhe ka falenderuar organizatën TIKA për të gjithë punët e bëra deri më tani në bashkëpunim me BFI.
[:]
Comments are closed.