[:al]Drejtori i TIKA në takim pune me kreun e BFI-së[:]

[:al]Shkup 22 janar 2019 – Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi ka pritur sot në vizitë pune drejtorin e TIKA për Maqedoni, z. Ajtekin Ajden. Me këtë rast, përveç raportimit të shkurtër mbi aktivitetet e kësaj organizate turke, janë shoshitur edhe mundësitë reale për ta zgjëruar kontributin në të gjitha sferat që janë me interes për BFI-në. z. Ajden e informoi kreun e BFI-së për punët që janë duke u zhvilluar në dy xhamitë e vendit, atë të Sulltan Muratit dhe  Allaxha Xhamisë, Nje raport i veçant u dha edhe për punën në Medresen Isa Beu e cila është në përfundim e sipër. Reisul Ulema më fund të takimit, ka kërkuar intensifikimin e bashkëpunimit dhe ka falenderuar organizatën TIKA për të gjitha punët e bëra deri më tani në bashkëpunim me BFI, duke theksuar se së shpejti do të fillojë një projekt shumë i rëndësishëm që do ta realizojë TIKA.

 [:]

Comments are closed.