DREJTORI I “ONE HOSPITAL” VIZITOI BFI

Të marten më 17.05.2022 në kabinetin e Reisul Ulemas n Shkup, Kryetari i BFI, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai priti delegacionin e Spitalit ” ONE HOSPITAL” në Tetovë të udhëhequr nga Drejtori Ygit Akata i shoqëruar nga Z. Besnik Selimi, përgjegjës për Gostivar, Kërçovë, Dibër dhe Strugë dhe Z. Ivan Kostovski përgjegjës për Shkup. Drejtori i këtij spitali e informoi Kreun e BFI për punën e “One Hospital” si dhe të gjitha repartet shëndetësore që i posedon. Pas biseds u vërtetua se bëhet fjalë për një spital modernë me të gjitha aparaturat për sëmundje të ndryshme.
Reisul Ulema i falënderoi mysafirët për vizitën e bërë dhe i njoftoi me veprimtarinë e BFI e RMV dhe biseduan për një bashkëpunim tē gjerë në sferën e shëndetit si dhe shërbimit që mund t’i bëjë institucionit tonë, në veçanti nxënësve dhe studentëve tonë.
U informuam se në te punojnë mjek me përvojë të shumëvjeçare si Dr. Gafur Mehmeti, kirurg, Dr Agim Zeqiri, kardiolog, Z. Sehare, gjinekologe, Dr Arbeni, internist dhe shumë të tjerë. Në pritje të këtij delegacioni Reisul Ulemanë e shoqëruan, Prof. Ibrahim ef Idrizi – Drejtor i SHMI “Medreseja Isa Beu” në Shkup, Mr. Lutfi Nexhipi, sekretar i Medresesë, Z. Irsal Jakupi Sekretar i Përgjithshëm i BFI dhe z. Nizam Reshit – Udheheqës i sektorit për bashkëpunim me Turqinë.
Në fund. Kreu i BFI i falënderoi mysafirët për vizitën e cila do të trasoi rrugën e bashkëpunimit në mes dy institucioneve, duke ju ndarë një mirënjohje për ndihmën që ju japin atyre që kanë nevojë.

Comments are closed.