DREJTORI I INSTITUTIT TË TRASHËGIMISË SË SHARIKAS, DR. ABDULAZIZ EL-MUSEL-LEM, PRITI NË TAKIM REISUL ULEMANË E BFI TË RMV, H. HFZ. SHAQIR EF. FETAIN

Në kuadër të vizitës që Kryetari i BFI të RMV, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, është duke zhvilluar në Emiratet e Bashkuara Arabe me ftesë të Këshillit Botëror të Komuniteteve Muslimane me seli në Abu Dabi, sot, 20.01.2021, ai dhe shoqëruesit e tij, Muftiu i Muftinisë së BFI – Kumanovë H. Abedin ef. Imeri dhe Drejtori për Marrëdhënie me Botën Arabe pranë BFI-së, H. Ismet ef. Ademi – në shoqërim edhe të Ambasadorit rezident të Maqedonisë së Veriut në EBA dhe ambasador jo-rezident për disa shtete të Lindjes së Mesme, ekselencës së tij, Z. Abdulkadër Memed, ishin të ftuar në Institutin e Trashëgimisë së Principatës së Sharika-së (Sharja).

Reisul Ulemaja u prit në një takim shumë të frytshëm nga Drejtori i Institutit të Trashëgimisë së Sharikas, ekselenca e tij Dr. Abdulaziz El-Musel-lem me bashkëpunëtorë.

Pas njoftimit me njëri-tjetrin dhe institucionet që të dyja palët përfaqësojnë u bisedua për shumë tema të ndryshme që prekin fushëveprimin e këtij instituti.

Reisul Ulema, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, pasi njoftoi fillimisht të pranishmit me rrjedhën e punëve në Bashkësinë Fetare Islame dhe projektet që ka, u tregoi edhe për Instituin e Arkivit të cilin BFI-ja do ta hapë së shpejti. Po, ashtu, ai e informoi Dr. Abdulaziz El-Musel-lemin për aktivitetet e BFI-së dhe synimet e tija për të ardhmen e këtij institucioni.

Nga ana tjetër, ekselenca e tij, Dr. Abdulaziz El-Musel-lem njoftoi të pranishmit me Institutin e Trashëgimisë, vlerat e tij dhe synimet për të ardhmen.

U vendos që, në të ardhmen, të dy institucionet të kenë bashkëpunim të mirëfilltë reciprok që do të prekë fusha të ndryshme, duke filluar nga botimi i literaturës, këmbimi i materialeve arkivore dhe dërgimi i punimeve shkencore dhe të dhënave historike për muslimanët e Ballkanit në përgjithësi dhe ata të Maqedonisë së Veriut në veçanti.

Po ashtu, nga Instituti i Trashëgimisë shprehën gatishmëri dhe u vendos që, sa herë që BFI ta shohë të arsyeshme, të dërgojë kuadro për t’u profesionalizuar në sferën e çështjeve arkivore, po edhe për trajnime në të gjitha fushat tjera që ky Institut i ofron.

Comments are closed.