Dr Selver Xhemaili mori pjesë në solemnitetin e nisjes së Xhamisë se re Oaza- Zvicër

Më 30.10.2022 Dr. Selver xhemaili Drejtori i sektorit për diasporë mori pjesë në programin e organizuar nga Xhamia “Oaza” në Spreitenbach-Zvicër. Ky manifestim u organizua me qëllim të tubimit të mjeteve financiare për blerjen e objektit për Xhaminë Oaza.
Me këtë rast, Drejtori për Diasporë në Rijasetin e BFI e RMV, Dr. Selver ef. Xhemaili, në emër të Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai përcolli mesazhet nga BFI-RMV ku i uroi të pranishmit në emër të Reisul Ulemasë dhe u dëshiroi punë të suksesshme në dobi të besimtarëve tanë që jetojnë dhe veprojnë në diasporë.
Vlen të përmwndet se në këtë manifestim u tubuan mbi 700.000 franga zvicërane nga të gjitha trojet ku punojnë dhe jetojnë shqiptarët në perëndim.

Comments are closed.