DR RESHAT IBISHI VIZITON BFI

VIZITA TË VAZHDUESHME...

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai priti në selinë e Rijasetit të BFI Kryetarin e BFI së Italisë dhe imam i Xhamisë në Kasaloldo të Italisë Dr. Reshad Ibishin gjatë vizitës së tij në BFI të RMV.
Në këtë takim u bisedua për rrjedhat fetare islame në Itali dhe më gjerë. Qendra Islame në Casaloldo llogaritet si më e zhvilluara dhe më e organizuara në Itali. Bashkësia Fetare Islame e RMV qëndron fuqishëm në përkrahje të gjithë besimtarëve dhe bashkatdhetarëve tanë në Itali.

Comments are closed.