Dr. Husejn al Davudi dhe Dr. Avad Saleh vizituan Reisul Ulemanë
Të martën më 26.07.2022 Kryetari i BFI të RMV Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai priti në vizitë të BFI Dr. Husejn al Davudi, Kryetar i SCR – Keshilli Skandinav per marrdhenie nderkombetare dhe anetar i Rabitatul alem el islami, i shoqëruar nga Dr. Avad Saleh, antar i Asamblesë së Uneskos për kulturë dhe dialog. Me mysafirët u zhvillua një bisedë konstruktuve mbi rrjedhat e zhvillimeve në Ballkan dhe më gjërë.
Nê takim u ndanë mendimin se muslimanët janë faktorë konstruktiv në këtë nënqiell dhe kudo në Evropë. Ekstremizmi dhe terrorozmi janë dukuri të huaja për Islamin, andaj kultivimi i shkencës, bashkpunimit, paqës është vlera më e madhe në marrëdhëniet ndërmjet popujve dhe besimeve. Dr. Husejn Davudi ëshë njohës i mirë e rrethanave dhr zhvillimeve në Europë sepse me dekada prezenton vlerat e Islamit në këtë ambijent. Poashtu u bisedua edhe për shumë çështje të bashkpunimit në sfera të ndryshme. Përndryshe musafirët e larë janë musafir të ftuar për të marr pjesë në duanë e hifzit të hafizes së re, përndryshe vajza e Fatmir ef. nga fsh.Çellopek me punē në Oslo të Norvegjisë.
Me Dr Husejn El Davudin, Reisul Ulemanë e lidh miqësia nga takimet në Konferencat nderkombëtare.
Vizitën e koordinoi Z. Bekim Sulejmani, përndryshe një puntor shkencor universitar dhe aktivist i mirēnjohur.
Në fund Kreu i BFI dhe mysafirët u nderuani me mirënjohhje të ndërsjellta në mes veti në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për veprimtarinë të institucioneve tona.
Prev Post
Comments are closed.