Dr. Abdilkerim Iseni – Shefi i ri i Kabinetit të Reisul Ulemasë

Një javë pasi Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai e prezantoi personalisht para punonjësve të Bashkësisë Fetare Islame Shefin e ri të Kabinetit, Dr. Abdilkerim Iseni, të hënën më 12.07.2021 ka filluar edhe zyrtarisht me punë në Bashkësinë Fetare Islame. Me një eksperiencë të madhe si në aspektin akademik ashtu edhe në atë profesional, në të ardhmen do ta japi kontributin e tij në të mirë të Bashkësisë Fetare Islame dhe muslimanëve në përgjithësi.
Abdilkerim Iseni ka lindur më 05.11.1978 në fshatin Straçincë të Shkupit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Shkollën e mesme në Medresenë Isa Beu ku diplomoi në vitin 1997. Studimet universitare do të i vazhdoj në Kajro në Universitetin e El- Ez’herit më saktësisht në Fakultetin e Usul ed Din, në katedrën e Akaidit dhe Filozofisë në të cilin do të diplomoj në vitin 2002. Studimet pas universitare do t’i vazhdoj në të njëjtin fakultet pran së njëjtës katedër dhe në vitin 2008 do të mbroj temën e magjistraturës me titull” El Mesail el kelamije bejne Ez Zemahsheri ve Sadu din Et Teftazani”.
Studimet e doktoraturës do t’i vazhdon në Universitetin e Shën Kirilit dhe Metodit në Shkup, ku në vitin 2018 do të mbroj temën e Doktoraturës me titull ” Ontologjia dhe gnoseologjia në filozofinë e Muteziliteve”. Ka punuar si profesor në shkollën e mesme Zef Lush Marku në Shkup. Dhe nga viti 2018 ka qenë profesor në Medresenë Isa Beu, Shkup. Ligjërues në disa xhami të Shkupit dhe vizitor në disa qendra islame në Zvicër. Pjesëmarrës në shumë aktivitete të Bashkësisë fetare Islame.

Comments are closed.