Doli nga shtypi numri i ri i Revistës “Hëna e Re” (356)

Në këtë numër të revistës, në rubrikën e lajmeve do të lexoni mbi të gjitha aktivitetet e Bashkësisë Fetare Islame gjatë muajit të bekuar të Ramazanit.
Hapësira më e madhe u është lënë temave të ndryshme, mjaft atraktive, nga autorë të ndryshëm, ndër të cilat veçojmë:
-Bashkësia Islame e Austrisë dhe Komuniteti Shqiptar Musliman në të duke u marrë si model funksional për Bashkimin Evropian, nga autori Vahidin Beluli.
– Pse është i rëndësishëm Religjioni në Arsim, gjithçka mbi seminarin online të Dekanit të FSHI, Prof. Dr. Shaban Sulejmani
– Meshihati Islam në Maqedoni nën Mbretërinë Jugosllave (1918-1941), nga autori Dr. Mevludin Aliji
– Gënjeshtra neveri e fëmijëve, nga autore Armina Hamidi
– Jeta e artë studentore, nga autore Besa Selami
– Përhapja e islamit në Amerikë. Kush ishin muslimanët e parë, nga autore Jane I. Smith
– Debatet e para teologjike dhe shkollat e tyre, nga autor Hasan Xhilo
-Autori që mahniti Presidentin Regan, i cili referoi me krenari citatet e tij. Ibn Khalduni mbi luksin dhe shkatërimin e qytetërimeve, nga autore Alice Bolton
– Historia e shqiptarit nga Llapushniku, nga autor Baki Ymeri
– Nuk ka më mirë se fejesa me dashuri, nga autor Mr. Latif Ahmeti
– Si është jeta të jesh Mualim?, nga autor Dr. Husein Rizai
– Fitorja në Bedër, vizioni i Pejgamberit dhe uniteti, cilët ishin faktorët kryesorë, nga autor Doc. Dr. Muaz Agushi
Në këtë numër të revistës përfshihet edhe biografia e shkurtër, e Prof. Rexhep ef. Jusufit, në nder të jetës dhe veprës së tij, pas shkuarjes në amshim.
Këto dhe tema të tjera, do të mund ti lexoni në numrin e ri të Hëna e Re, tashmë edhe në versionin elektronik:

Comments are closed.