Doli nga shtypi numri i Korrikut i Revistës “Hëna e Re”

Revista mujore kulturore informative islame “Hëna e Re”, botim i Bashkësisë Fetare Islame të
Republikës së Maqedonisë së Veriut, sapo ka dalë nga shtypi. Është fjala për nr. 358, korrik 2021
(viti i 34-të).
Në të mund të lexoni:
– Kurban-Bajrami, festë gëzimi: nga Xhamia e Mustafa Pashës në Shkup, ku u mbajt
Manifestimi Qendror 2021 (1442);
– Editorial: Rikthehet zhurma e dasmave…
– Komunikatë: 6.880 kurbane për Medresenë Isa Beu;
– Mblidhet Rijaseti: Është bërë një punë me bereqet;
– Medreseja Isa Beu mbyll me sukses vitin shkollor;
– Hifz: Enisa dhe Hava Ziberi, Ensar Çajani, Betim Ramiz Izairi, Ariton Zeqiri + disa dua-
hatme gjithandej vendit;
– Konkurs poezie nga Myftinia e Shkupit;
– Xhamia në Arnaqi, Xhamia në Vizbeg, Xhamia e Lajthisë (Gostivar), Xhamia e Orashës,
Xhamia e Rasadishtës…
– Srebrenica, gjenocid i paparë!
– BFI e kthen Tregun e Qytetit të Kërçovës;
– Qasje aktuale: Festa e Kurban-Bajramit, një inspirim i gjallë, nga Shaqir ef. Fetahu;
– Pse Kurbani për Medresenë?, nga prof. Ibrahim Idrizi, drejtor;
– Çka na mësojnë festat islame: Haxhi dhe kurbani, dy institucione të rëndësishme, nga
Abdylxhemil Nesimi;
– Pse tavafi bëhet në drejtim të kundërt të akrepave të orës?, përkthyer nga Qufli Osmani;
– Hfz. Sali ef. Abazi (1930-2016), nga Hysein Rizai;
– Ilmul-kelami në kontekstin historik dhe aktual: Ajetet kërkojnë interpretim, nga Hasan
Xhillo (përkthyer nga Hamdi Ilazi);
– Përhapja e Islamit në Amerikë: Një pamje tjetër me interes, nga Jane I. Smith (përkthyer
nga Qani Nesimi, Myfti i Myftinisë së Tetovës);
– Ritet e dasmës në përqasje me të drejtën e sheriatit në rrethinat e Gostivarit: Mosha e
përshtatshme për fejesë, nga mr. Latif Ahmeti;
– Trajtesë: Metodat e mposhtjes së zemërimit, nga Rejhan Neziri (Zvicër);
– Qëndrimi islam mbi monedhat virtuale (kriptovalutat), nga prof. dr. Taxhedin ef. Bislimi,
Kryetar i Komisionit për Çështje Fetare pranë Myftinisë së BFI – Shkup;
EDITORIAL – OPINIONE
– Budallallëku është demokratik, nga Latif Mustafa (PërPuthen);
– Mbikëqyret rrethimi i varrezave në Kojnare të Epërme, Kumanovë;
– Kamion-xhami për LO “Tokio 2020”;
– Ndërron jetë këngëtari i ilahive Ylber Aliu;
– Mahmud ef. Asllani, "Muhafizi i 200 hafëzave” ia dorëzoi shpirtin krijuesit të vet;
– Kabineti i Reis’ul-Ulemasë me Shef të ri: dr. Abdylqerim ef. Iseni;
– Nga Myftinia e Shkupit: botohen veprat “Elifbaja e Kuranit fisnik”, “Rregullat
gjithëpërfshirëse të sheriatit islam”;
– Dhe shumë informata dhe raporte të tjera, fotografi nga aktivitetet e BFI-së etj.
– henaerebfi20@gmail.com

Comments are closed.