Shkup, 11. 05, 2021. Veprimtaria botuese e Rijasetit të BFI-së në dritë të botimit nxori edhe një vepër shumë të rëndësishme. Bëhet fjalë për veprën “Bibliografia e revistës “Hëna e Re” (1987-2020)”, të autorit Shaban Rrahmani.
Në këtë vepër janë të regjistruara të gjitha shkrimet e botuara nga numri i parë e deri në numrin treqind e pesëdhjetë e një, që është numër përmbyllës i vitit 2020, duke evidentuar titullin dhe autorin e çdo shkrimi. Pra, është një përmbledhje e të gjitha shkrimeve të revistës “Hëna e Re” në një hapsirë kohore, mbi më shumë se tri dekada.
Me që deri në numrin 33 “Hena e Re” botohej si gazeta dhe atë në tri gjuhë: shqip, maqedonisht dhe turqisht, autori me kujdes i përshkruan të gjitha shkrimet, të ndara, ashtu siç janë të botuara, duke ua shtuar edhe emrat e autorëve. Nga kjo bibliografi shihet qartë se përmbajtja e revistës në fjalë është përplotë punime dhe studime të çmuara nga sfera teologjike, nga autorë të respektuar të hapësirës kulturore dhe shkencore të vendit tonë, por edhe e më gjerë. Pos kësaj, revista sjell studime nga disa disiplina shkencore: mjekësia, gjuhësia, letërsia dhe historia, nga autorë të respektuar.
Marrë parasysh se ajo që mbetët në histori është fjala e shkruar, sepse ajo arrin të komunikojë jo vetëm me publikun e sotëm, por edhe me lexuesin e së nesërmes, vepra “Bibliografia e Hënes së Re 1987-2020” është orientues për të interesuarit, për të gjetur punimin e dëshiruar në këtë revistë. Në një periudhë mbi tridhjetë vjeçare, siç e kufizon kjo bibliografi, “Hëna e Re” e re ka bërë mbartjen e dijes, kujtesës, përvojës njerëzore prej gjeneratës në gjeneratë, kështu duke u shndërruar në një përkujtues i përpiktë i ngjarjeve gjatë kësaj periudhe, ngjarje këto shumë të rëndësishme për popullatën muslimane të trevave ballkanike. Kjo vepër, e cila e orienton lexuesin që sa më lehtë të gjejë punimet e duhura, nëpër numrat e “Hënës së Re”, do të jetë një ndër veprat më të kërkuara për hulumtuesit e lëmive të ndryshme, e sidomos të asaj fetare të këtij nën qielli.
Comments are closed.