Nën botimin e Rijasetit të Bashkësisë Fetare Islame, dolën edhe dy tituj të rinj, me të cilat po rrumbullaksohet plani botues i tremujorit të parë i veprimtarisë botuese pranë BFI-së.
Megaintervista me Reisul Ulemanë, H. Sulejman ef. Rexhepi, me titull “Tradhëtia me profil dhelpre”, i autorit Zekerija Idrizi, e botuar kohë më parë, tani më doli nga shtypi edhe në gjuhën maqedonase me titull “Predavstvo so profil na lisica”. Edhe lexuesit maqedonofolës do të kenë rastin të informohen drejt për drejt mbi tërë atë ngjarje të pashlyeshme nga kujtesa e myslimanëve të vendit e cila ngjarje u shkaktua përmes një puçi klasik nga dashakëqinjtë e islamit dhe të jetës së organizuar islame në këtë nënqiell.
Ndërkaq, libri me titull “80 vjet të kushtetutshmërisë së BFI-së”, në fakt është përbledhje e kumtesave të lexuara në një truezë shkencore me po të njëjtin titull organizuar nga Bashkësia Fetare Islame më vititn 2016. Ishte më se e nevojshme të tubuhen në formë libri këto kumtesa sepse trajtonin çështje me interes jetik për myslimanët e vendit si dhe për Institucionin e tyre, BFI-në. Duke e trajtuar temën boshte në fakt do të shpalosen edhe sërë ngjarjesh e ndodhishë nëpër të cilat kanë kaluar sidomos shqiptarët myslimanë që nga kushtetuta e parë e BFI-së në vitet ‘30-ta të shekullit të kaluar e deri në përmbytjen e sistemit monist në këtë nënqiell. Titujt gjenden si në selinë e BFI-së po ashtu edhe nëpër organet dhe institucionet e saj.
Comments are closed.