Doajeni i ilahive në të gjitha gjuhët e Ballkanit vizitoi Reisul Ulemanë

Të premten, më 25.03.2022, Kryetari i BFI Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai realizoi një takim me personalitetin e mirënjohur të vlerave fetare kulturore islame Z. Hafiz Burhan Shaban, i cili është nga Shkupi, por me aktivitete qëndron më tepër në Bosnje dhe në Turqi si konsulent i korporatave të ndryshme prodhuese në nivel ndërkombëtar, pasiqë mbizotëron me 9 gjuhë të huaja. Është kuadër nga vendi ynë, hafiz i Kur’anit Famëlartë, doajen i ilahive në të gjitha gjuhët e Ballkanit dhe më gjerë.
Në Maqedoninë e Veriut me zërin e tij të bukur ka lënë gjurmë të pashlyera në krijimin e ilahive të bukura dhe shumë të njohura, ndërsa në Bosnje, ka krijuar një numër të madh të ilahive që i ka dhënë ngjyrë dhe shije kulturës ballkanike islame, me çka ne në Maqedoni jemi të nderuar. Është një ekspert i njohur i manifestimeve kulturore, andaj me Z. Burhan, Reisul Ulemaja bisedoi për një bashkëpunim në këtë sferë, e njëkohësisht në emër të BFI të RMV i dhuroi një mirënjohje, duke e falënderuar për respektin. Zoti e bekoftë.

Comments are closed.