Dita Nacionale e Republikës së Turqisë dhe takim lamtumirës me Ambasadorin e R. së Turqisë z. Ömer Şolendil.

27 tetor SHKUP

Me ftesë të Ambasadorit të R. së Turqisë kreu i BFI Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi i shoqëruar nga Muftitë e vendit morri pjesë në manifestimin e ditës nacionale të Turqisë dhe takimit lamtumirë të Ambasadorit z. Solendil.

Pas intonimit të himneve kombëtare të të dyja vendeve ambasadori i Turqisë në Shkup Ömür Şölendil ka lexuar një mesazh të veçantë nga presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan.

Ambasadori Şölendil, në fjalimin e tij të mbajtur tha se janë duke vëzhguar me një kënaqësi të madhe marrëdhëniet e shkëlqyeshme aktuale mes Turqisë dhe Maqedonisë të cilat janë përhapur dhe janë zhvilluar çdo ditë e më tepër.

Ndër të tjera duke vënë në dukje se në avancimin e marrëdhënieve politike, ekonomike dhe kulturore mes vendeve kanë një rol shumë të madh edhe qytetarët dhe bashkatdhetarët që jetojnë në Maqedoni, Şölendil, tha se “Shpreh edhe në herë falënderimet e mia për kontributet me vlerë që keni kryer në marrëdhëniet Turqi-Maqedoni. Dëshiroj gjithashtu të theksoj edhe një herë se Republika e Turqisë ashtu si tani edhe në periudhat e ardhshme është e gatshme gjithmonë që në kuadër të mundësive të ofrojë çdo lloj mbështetjeje për ju dhe shtetin vëlla dhe mik të Maqedonisë”.

Më tej Şölendil, pasi ka rikujtuar se përreth Turqisë janë përjetuar shumë tragjedi njerëzore, ku rajoni është përballur me shumë kërcënime si luftë, terrorizëm ai tha se “Mënyra më efektive për të luftuar këto krime dhe kërcënime është bashkëpunimi i sinqertë ndërkombëtar. Sot, Turqia është duke luftuar me një barrë shumë të rëndë të terrorizmit, migrimit dhe çështjet e refugjatëve të cilat janë ndjerë edhe në vendet e Evropës. Teksa luftohet kundër organizatave terroriste si PKK dhe DEASH, me mendjemprehtësinë dhe qëndrimin guximtar të popullit tonë, parlamentit dhe kryesisht të presidentit tonë është parandaluar tentativa e pabesë e grusht shtetit më 15 korrik nga organizata terroriste FETO”.

“Brenda disa ditësh do të largohem nga ky vend i bukur dhe nga njerëzit e tij të zgjedhur. Por, zemra dhe lutjet e mia do të qëndrojnë gjithmonë me ju. I shpreh falënderim të gjithë drejtuesve të respektuar të Maqedonisë, popullit të saj, qytetarëve dhe bshkëkombasve të mi dhe ambasadorëve për mbështetjet e dhëna”, tha Şölendil duke theksuar se ka përfunduar detyrën e tij në Maqedoninë ‘mike dhe vëllazërore‘.

Në fund kreu i BFI -së i dëshirojë suksesë Ambasadorit në punën e mëtutjeshme.
turqi1

turqi2

turqi3

Comments are closed.