[:al]Diskutim akademik mbi marëdhëniet bilaterale Turqi-Maqedoni[:]

[:al]Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, ka marrur pjesë në një panel diskutimi të organizuar ng ana e Shoqatës së studentëve të diplomuar nëpër universitetet e Turqisë, në të cilën është diskutuar më temën “Perceptimi i Republiks së Turqisë për Republikën e Maqedoonisë”.

Qëllimi i këtij diskutimi ishte diagnostifikimi i sfidave potenciale përballë zvillimit të ardhshëm në mes të këtyre dy shteteve, si në planin ekonomik ashtu edhe në atë politik, mbajtja e marëdhënieve pozitive bilaterale në atë nivel që do ta ngriste afirmimin e investitorëve turq në Maqedoni si dhe të investitoëve të Maqedonisë në Turqi.

I ftuar special i këtij paneli ishte ish-kryeministri dhe ministri i puëve të jashtme të Turqisë, aktualisht deputet në Parlamentin turk, z. Ahmet Davutogllu, i cili, veç të tjerash, hodhi dritë mbi historkun e marëdhënieve në mes të popullit turk dhe popujve që jetojnë në Maqedoni, në mes të këtyre dy shteteve si dhe mbi intensifikimin e bashkëpunimit si nevojë e ndërsjellë imediate.
[maxgallery id=”7362″][:]

Comments are closed.