[:al]Diplomatë iranianë vizituan BFI-në[:]

[:al]Shkup, 21 nëntor – Sot Bashkësia Fetare Islame në RM u vizitua nga një delegacion Iranian në përbërje të Dr. Mohammad Mahdi Taskhiri, Drejtor i Qendrës për Dialog Ndërreligjioz dhe Qyteterim, z. Mansour Chavoushi, përfaqësues i MPJ të Republikës së Iranit, dhe z. Hossein Karimi, Ambasador i RI në Shkup.

Mysafirët e lartë u pritën nga Reisul Ulema i BFI-së H. Sulejman ef. Rexhepi, i cili, që në fillim ua ofroi një pasqyrë më të detajuar mbi Institucionin tonë fetar, mbi organet e saj, mbi pozitën dhe problemet e myslimanëve të Maqedonisë. Në veçanti ju foli për politikat e BFI-së në drejtim të shkollimit dhe arsimimit fetar të myslimanëve të vendit, duke u ndalur veç e veç në Medresenë e Isa Beut si dhe në paralelet e saj të dispersuara nëpër qendra të ndryshme të vendit, si dhe ju foli edhe për rolin dhe peshën e Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup.

Nga ana tjetër, mysafirët iranianë u ndanë të kënaqur nga ky takim ndërsa shprehën mirënjohje të larta për të gjitha ato të arritura dhe suksese të BFI-në përgjatë kësaj periudhe. Ndërkaq, Drejtori i Qendrës për Dialog ndërreligjioz dhe Qytetërim, z. Monsour Chavoushi, shtoi se “tërë ky sukses i arritur deri më sot pa dyshim që i atribuohet vizionaritetit të Reisul Ulemasë së BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepit”.

Në fund të takimit palët u dakorduan se takimet më të shpeshta si dhe bashkëpunimi bilateral është i domosdoshëm për këmbim të informacioneve dhe të përvojave në të mirë të zhvillimit të jetës fetare islame në vend.

[maxgallery id=”7797″][:]

Comments are closed.