DIASPORA VAZHDON ME AKTIVITETET FETARE

Nga data 4 – 6 mars 2017 Xhamia El Hidaje në qytetin St Gallenit në Zvicër shënoi 25 vjetorin e themelimit të saj, duke organizuar manifestime të ndryshme kushtuar këtij jubileu të xhamisë shqiptare. Në këtë eveniment përpos teologëve dhe besimtarëve që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër merrnin pjesë edhe delegacione nga vendlindja. Delegacioni nga Republika e Shqipërisë në krye me kryetarin e Komunitet Mysliman Shqiptar Skender ef. Bruçaj, delegacioni nga Republika e Kosovës në krye me Muftiun e BIK-ut Naim ef. Tërnava, delegacioni nga Maqedonia që përfaqësojë Bashkësinë Fetare Islame i përbërë nga drejtori për diaspor Dr.Selver Xhemaili, myftiu i muftinisë së Strugës Salim ef. Sulejmani dhe teologu Abdulkerim ef. Osmani, Kryetari i Unionit të imamëve Shqiptarë në Zvicër, Nehat ef. Ismaili, kryetari i shoqatës ombrell DIGO Bekim ef. Halimi, si dhe shumë besimtarë dhe dashamirë të jetës fetare në Zvicër.
Me rastin këtij jubileu në një sallë të madhe e mbushur me përplot besimtar mysliman shqiptar u prezantua një program i larmishëm të cilin e udhëhoqi imami i xhamisë El Hidaje Mehas ef. Alija. Në këtë program shkurtimisht u prezantua historiku i xhamisë, mënyra e funksionimit të saj, pastaj pasuan përshëndetjet dhe përurimet e mysafirëve. Në vazhdim të programit pasuan recitimet dhe këndimet e bukura të lexuesve të Kuranit Fisnik dhe ilahive të përshpirtshme. Programin e zbukuroi prezenca e nxënësve të mektebit të xhamisë El Hidaje dhe gjëra më mbresëlënëse ishte prezenca e një numri goxha të madh të nxënësve që vijonin mësimbesimin në këtë xhami.
Në emër të Bashkësisë Islame të Republikës së Maqedonisë gjegjësisht në emër të Reisul Ulemasë H. Sulejman ef. Rexhepi të pranishmit i përshëndeti drejtori për diaspor pran BFI-së Dr. Selver Xhemaili i cili njëkohësisht përcolli edhe urimin e Kryetarit të BFI-së duke thënë:
Kam nderin që emër të Reisul Ulemasë H. Sulejman ef. Rexhepi, në emër të institucioneve më të larta të bashkësisë islame të Maqedonisë dhe në emër të të gjithë besimtarëve mysliman të Republikës së Maqedonisë t’iu përshëndes me përshëndetjen e islame es-selamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu. Në vazhdim ai përcolli mesazhin e Reisul Ulemasë të BFIM
“Me kënaqësi pranova e ftesën që të marrë pjesë në manifestimin kushtuar 25 (njëzet e pesë) vjetorit të themelimit të Xhamisë el Hidaje në qytetin ST Galen. Me qëllim që të ndajmë bashkërisht një ndër momentet më të bukura e më të lumtura për xhematin e kësaj faltore të këndshme. Ky eveniment, për ne si bashkësi islame e RM flet shumë, meqë besimtarët tanë po dëshmojnë se në mënyrën më të denjë, më të mrekullueshme dhe në mënyrë krejtësisht institucionale po prezantojnë vlerat e mirëfillta fetare dhe kombëtare kudo që gjendet në botë. Siç dihet këtu në Zvicër, për t’i kultivuar këto vlera të mirëfillta islame, besimtarët mysliman shqiptar që para tri-katër dekadave filluan me organizmin e jetës fetare në mënyrë të pavarur nga komunitetet tjera islame duke themeluar qendra dhe xhami të ndryshme.
Padyshim që xhamia është vendi ku adhurimi i kushtohet vetëm Allahut madhëriplotë, është vendi i paqes nga edhe vetë Islami nënkupton paqe, dashuri, andaj edhe përshëndetjen e ka bërë me selam që do të thotë paqe absolute. Xhamia është institucioni në të cilën predikohet paqe, dashuri, unitet dhe respekt të ndërsjellë. Islami parim bazik e ka paqen dhe në asnjë mënyrë nuk mundë të barazohet, Islami si paqe, me atë që dikush dëshiron të ia hedhë si shpifje, ekstremizmin dhe terrorizmin. Të gjithë ata të cilët me sjelljen e tyre mundohen ta prezantojnë islamin në mënyrë ashtu siç nuk është ata ia bëjnë dëmin më të madh Fesë Islame.
Të nderuar vëllezër, dhashtë Zoti që xhamia El Hidaje si dhe të gjitha xhamitë tjera ku do janë të vazhdojnë t’i kultivojnë vlerat dhe urtësitë islame në mënyrën më të denjë më të kulturuar duke mbjellë paqe, mirëkuptim dhe tolerancë në mesin e besimtarëve mysliman si dhe në mesin e njerëzve në përgjithësi. Vetëm në këtë mënyrë do të mund të mbajmë vital elementet ndërtuese të identitetit tonë fetar, kombëtar dhe kulturor”.
Kryetari i BFI-M H. Sulejman ef. Rexhepi

[maxgallery id=”5572″]

Comments are closed.