DËSHMORËT E TRAGJEDISĒ NË DUATË E MEDRESANTËVE

Dhimbja që shkaktoi tragjedia e cila ndodhi para disa ditëve, në të cilën emanetin e tyre ia dorëzuan Allahut xh.sh. 46 dëshmorë, sot nën organizim të drejtorit të Medresesë Isa Beu Prof. Ibrahim ef. Idrizi, nëpër të gjitha paralelet e Medresesë duke filluar nga paralelja në Qendër, paralelet e vajzave në Shkup, Tetovë dhe Gostivarë si dhe paralelja e djemve në Shtip u munduan që ta ndajnë dhimbjen me familjarët e dëshmorëve nëpërmjet leximit të hatmeve dedikuar të vdekurve.
Pas leximit të hatmeve, para namazit të xhumasë në mesxhidin e Medresesë Isa Beu – Shkup, fillimisht nga drejtori i medresesë u mbajt një fjalim rasti ndërsa më pastaj u këndua një ashere nga nxënës i medresesë dhe krejt në fund u bë një dua kolektive.
Dhimbja që kanë familjet është e madhe por besimi në caktimin e Allahut nga besimtarët musliman është ngushëllimi më madh që u dedikohet atyre.
Allahu xh.sh. të vdekurit t’i mëshirojë ndërsa familjarëve sabrin të ua dhurojë.

Comments are closed.