Deri te: Alsat-m TV

Të nderuar,
Përgjigja e juaj edhe njëherë dëshmon se ju nuk jeni të gatëshëm që t`i përgjigjeni kërkesës sonë për një debat konstruktiv mes ekipit tuaj të gazetarëve dhe përfaqësuesve të BFI-së për çështjet të cilat vetë Ju i keni ngritur dhe atë:
– Proceset gjyqësore që BFI-së kishte kundër Alsat-M për të cilat BFI-ja në vazhdimësi pret që Alsat-M të laj borxhin që ka ndaj opinionit;
– Censurën që i bën Alsat-M , BFI-së me vite të tëra;
– Huazimi që Myftinia e BFI-në në Shkup morri nga Shparkase Bank.
Më 28. 02. 2012, BFI-ja e Maqedonisë, kërkoi që debati të zhvillohet mes përfaqësuesve të BFI-së dhe ekipit të gazetarëve të televizionit Alsat-M, e jo me palë të tretë, ngase të gjitha pikat që duhet debatuar kanë të bëjnë me relacionin Alsat-M- BFI.
Kërkesës sonë Ju vetë iu përgjigjët publikisht në lajmin e publikuar jo vetëm në web faqen tuaj por edhe në edicionin e lajmeve po të njejtën ditë.
Përgjigja juaj e ditës së enjte ( 1 mars 2012), se “Alsat M nuk është dhe nuk do të jetë palë në storjet që ka hapur deri më tani qofshin për institucionin Tuaj apo cili do institucion apo subjekt tjetër”, tregoi edhe një herë se ftesën që na bëtë për në shtëpinë tuaj, nuk ishin të gatshëm t`i përgjigjeni pozitivisht, por e bëtë sa për sy e faqe, me qëllim për t’ju larë kokën me akull opinionit, por jo edhe për të nxjerrë të vërtetën në shesh.
Pjesëmarrja e të tjerëve, ashtu siç edhe ju pretendoni, bëhen me të vetmin qëllim që t`i iket debatit konstruktiv dhe qëllim mirë që e kishte kërkuar vetë BFI por edhe ju.
Në fund, BFI edhe njëherë përsërit ftesën publike për një debat në një studio neutrale. Për vendin, mediumin, kohën ua lëjë juve ta zgjidhni vetë, por prapë duke u nisur nga parimi “ Respekto që të respektohesh”.
Me respekt,
Sektori për mardhënie me publikun pranë BFI-së së RM.

Comments are closed.