Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

Deputeti Zekir Ramçiloviq vizitoi sot Reisul Ulemanë

Të enjten më 11. Shkurt 2021, në selinë e Rijasetit të Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, ka pritur deputetin e pavarur z. Zekir Ramçiloviq, pjestar i komunitet Boshnjak që jeton në vendin tonë, i cili kishte ardhur që ta uronte Reisin për zgjedhjen në postin e Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame në RMV.

Kryetari i BFI, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai e mirëpriti mysafirin e nderuar dhe e falënderoi për urimet e sinqerta dhe për respektin e treguar. Reisi e njoftoi mysafirin me zhvillimet në BFI si dhe organizimin e jetës fetare në vend dhe planet për të ardhmen, për një udhëheqje sa më të mirë të institucionit fetar Islam, në të cilin gravitojnë të gjithë pjestarët e islamit që jetojnë në vendin tonë.

Në shenjë falënderimi dhe mirënjohjeje, deputeti Ramçiloviq i dhuroi disa libra Reisul Ulemasë dhe një flamur të BeH.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni