Deputeti z. Arbër Ademi dhe Drejtori i Byrosë për Ekspertizë Ligjore z. Valdet Xhaferi vizituan Reisul Ulemanë

DEPUTETI DHE ISH-MINISTRI I ARSIMIT Z. ARBËR ADEMI DHE DREJTORI I BYROSË PËR EKSPERTIZË LIGJORE DHE ISH-MINISTRI I DREJTËSISË Z. VALDET XHAFERI VIZITUAN REIS ULEMANË

Të enjten më 11. Shkurt 2021, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, në selinë e Rijasetit të BFI ka pritur z. Arbër Ademin, ish Ministër i Arsimit dhe aktualisht Deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, i shoqëruar nga z. Valdet Xhaferi, ish Ministër i Ministrisë së Drejtësisë në RMV, aktualisht Drejtor i Byrosë për Ekspertizë Ligjore. Në këtë takim Kryetarin e BFI-së, e shoqëronte Sekretari Gjeneral i BFI, H. Irsal ef. Jakupi.

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i falënderoi mysafirët e lartë për vizitën dhe i njoftoi me rrjedhat dhe sfidat me të cilat përballet BFI.

Gjatë takimit u bisedua për shumë çështje, por theks i veçantë iu vu akreditimit të Medresesë Isa Beu, si një nga institucionet më të rëndësishme edukative të BFI-së, ku përgatiten kuadrot e reja për organizimin e mëtejshëm të jetës fetare, përfshi këtu procesin edukativo arsimor që po zhvillohet sipas standardeve më bashkëkohore.

Comments are closed.