Të hënën, më 15 shkurt 2021, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai priti në takim z. Ismail Jahovski – deputet në Kuvendin e RMV dhe ish-Kryetar i Komunës së Pllasnicës.
Deputeti z. Jahovski prezantoi në takim për të uruar Reis Ulemanë me rastin e zgjedhjes në krye të Bashkësisë Fetare Islame dhe i uroi shëndet, mbarësi e suksese në detyrë. Në takim u bisedua edhe për shumë çështje tjera me rëndësi.
Reis Ulemaja e falënderoi për vizitën dhe e njoftoi për punët e zhvillimet në BFI dhe planet që ka për të ardhmen e institucionit.
Comments are closed.