Demant – BFI nuk ka nevojë për iftar të kryeministrit Gruevskit

imageMbrëmë, në disa media elektronike dhe në disa portale është publikuar një informacion që thoshte se, Kryeministri i vendit, z. Nikola Gruevski, paskësh shtruar iftar në të cilin paska marrur pjesë edhe Reisul Ulema i BFI-së.
Rijaseti i BFI-së në RM është e shtrënguar që ta demantojë këtë të pavërtetë dhe t’ua bëjë me dije muslimanëve të vendit se, jo që nuk ka pasur në BFI ndonjë ftesë ngta kryeministri për iftar të përbashkët, por, edhe sikur të kishte, Reisul Ulema nuk do të pranonte që t’i përgjigjej një ftese të tillë.
BFI në RM nuk ka nevojë për të ndjerë respektin e kryeministrit përmes iftarit, sepse, pararakisht e ka të qartë që ky respekt është fallc, thjesht, sa për sy e faqe. Respekti i Kryeministrit ndaj BFI-së dhe ndaj muslimanëve të vendit shprehet vetëm përmes vetëdijësimit të tij në aspekt të përmbushjes së obligimeve dhe detyrimeve kushtetuese me të cilat është i ngarkuar në raport me Institucionin më të lartë islam si dhe me muslimanët e vendiot.

Rijaseti i BFI-së në RM
Reisul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi

Comments are closed.