DELEGACIONI I XHAMISË “ASËR” NË INGOLSHTAT NË GJERMANI VIZITOI BFI

Këshilli i Xhamisë “Asr” në Ingulshtat të Gjermanisë në përbërje: Z. Rexhep Rexhepi – nënkryetar, Izair Shahini, arkatar dhe Bekim Zenuni vizituan BFI e RMV dhe u pritën nga Kryetari i BFI, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i cili pati kënaqësinë t’i pres në Kabinetin e tij. Qendra Islame është shumë njohur në Gjermani dhe më gjërë për aktivitetin e madhë me dekada në shërbim tē jetës fetare dhe kombëtare në Perëndim dhe nē vendlindje. Andaj, u bisedua gjërësisht më kryesinë e kësaj qendre dhe Reisul Ulemaja u shprehu mirënjohje të veçantë për kontributin e madh si dhe pêr kontributin e dhënë në BFI dhe institucionet fetaro arsimore. Në këtë xhemat me dekada ka menaxhuar jetën fetare islame lexuesi i mirënjohur me famë botërore i leximit të bukur të Kur’ anit Famëlartë si dhe pjesmarrje të shumta në gara ndërkombëtare ku me sukses të madh ka përfaqësuar muslimanët e Ballkanit dhe Europës. Njihet edhe si ligjërues i mirëfilltë dhe ka lënë mbresa në zemrat dhe vetëdijen e besimtarëve. Vizita e mysafirëve të çmuar impresionoi Reisul Ulemanë, veçanërisht nga kryesia e Xhamisë me idenë dhe synimin për blerjen e një objekti me qëllim të organizimit sa më të mirë të jetës fetare islame dhe edukimin e gjenetatave të reja.
BFI e RMV u dha përkrahje në këtë ide të bindur se besintarët janë bujar dhe se me ndihmën e Allahut Fuqiplotë mund t’ia dalin me sukses. Së bashku me Drejtorin për diasporë Dr Selver Xhemailin, Reisul Ulemaja inkurajoi dhe u dha përkrahje në këtë ide tê madhe. ZOTI I BEKOFTË.

Comments are closed.